Kryedemokrati Sali Berisha hedh akuza herë pas here në adresë të televizioneve dhe mediave në vend, duke u ankuar se nuk pasqyrojnë konferencat e shtypit dhe denoncimet e Partisë Demokratike.
Mirëpo, ndryshe flasin të dhënat dhe matjet e audiencës.
Sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, në një raport për muajin gusht 2025 për kohën që zënë partitë politike në televizionet kombëtare, Partia Demokratike zë ‘pjesën e luanit’.
Konkretisht, sipas këtij raporti, Partia Demokratike zë 90.20% të hapësirës televizive.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka zënë 4.81% të kohës së televizioneve kombëtare.
Më pas renditen PL me 3.17% dhe Partia Republikane me 1.81%.
Komente
