Foto ilustrim

Ekonomi

Raporti/ BERZH: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.5%! Rrezik nga ndryshimet klimatike, pozitiv procesi i integrimit

26 Shtator, 13:42| Përditesimi: 26 Shtator, 14:07

  • Share

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që rritja ekonomike për Shqipërinë do të jetë 3.5% deri në fund të vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026.

Në raportin më të fundit, atë të shtatorit 2025, BERZH e ka mbajtur të pandryshuar këtë parashikim për vendin tonë.

Sipas BERZH-it, aspekt pozitiv në parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë është procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Pritet që rritja reale e PBB-së të jetë 3.5 për qind në vitin 2025 dhe 2026. Zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore dhe avancimet e mëtejshme në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, të mbështetura më tej nga zbatimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të forcojnë perspektivën e rritjes së Shqipërisë”.

Ndërkohë, BERZH rendit edhe faktorët negativ që mund të ndikojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ndryshimet klimatike, kryesisht thatësira, mund të ndikojnë negativisht në sektorin energjetik dhe në bujqësi. Ndër rreziqet është edhe ulja e remitancave që dërgojnë emigrantët në vendin tonë, thotë BERZH.

“Rreziqet në kahun negativ përfshijnë mundësinë e dobësimit të kërkesës brenda Eurozonës, rënien e dërgesave nga emigrantët dhe faktorët klimatikë të pafavorshëm si thatësira, të cilat mund të vijojnë të ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë elektrike dhe bujqësinë”.

Në 3-mujorin e parë të 2025, rritja ekonomike ishte 3.4%, i nxitur kryesisht nga shërbimet dhe ndërtimi.

“Rritja ekonomike u moderua në 3.4 për qind në bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit 2025, e nxitur nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit, ndërkohë që industria dhe bujqësia pësuan tkurrje të lehta. Nga ana e shpenzimeve, aktiviteti ekonomik ishte gjerësisht i balancuar, me kontribute të dukshme nga rritja e konsumit qeveritar dhe eksportet e mallrave dhe shërbimeve. Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua me mbi 40 për qind në bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar ndryshime në të gjitha përbërësit kryesorë”.

Inflacioni në vendin tonë në gusht, sipas BERZH, ishte në nivelin 2.3%.

“Presionet inflacioniste mbetën të zbutura, me normën vjetore të inflacionit në nivelin 2.3 për qind në gusht. Në përgjigje, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në 2.5 për qind në korrik 2025, ulja e tretë që nga korriku 2024”.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Analiza: 26/09/2025 15:28

    GDP e Tiranes zyrtare shkon diku tek 29-30 billion $ per 2025 shifer shume e ulet krahasuar me situaten gjeopolitike dhe politike ne rajon ku Serbia shkon diku tek 90-92billion $ GDP dhe diku tek 6.5 mil banore , Po ashtu Kosova vetem 11 bill$ GDP pra dy shtete me shumice shqiptare , madje edhe Shqipëria nje shtet I avancuar ne negociata dhe antar NATO Shqipëria dhe Tirana zyrtare nuk e kalon shifren 30billion$ nga Ana tjeter sic u tha Serbia shkon tek 90-92bill$ nje disnivel qe vjen nga keqmenaxhimi politik dhe gjeopolitik i tiranes dhe efektet anesore shikohen ne ushtri dhe ekonomi dhe prosperitet…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?