Foto iluestruese

Raporti/ Bien kërkesat nga autoritetet për ekstradim, Greqia arrestoi më shumë kriminelë për interes të Shqipërisë! 3412 persona u përgjuan, nga të cilët u prangosën 640

7 Prill 2022, 16:13| Përditesimi: 8 Prill 2022, 09:16

  • Share

Gjatë vitit 2021 autoritetet shqiptare dërguan një numër më të vogël kërkesash për ekstradim krahasuar me vitet paraardhëse. Sipas shifrave të publikuara në raportin e përvitshëm të Prokurorit të Përgjithshëm janë gjatë vitit të kaluar janë trajtuar gjithsej 117 praktika ekstradimi, për shtetas shqiptarë apo të huaj të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria shqiptare mbi bazën e një vendimi penal dënimi të formës së prerë ose vendimi për caktimin e masës se sigurimit personal "arrest në burg".

Nga 117 kërkesat janë përfunduar gjithsej 36 praktika ekstradimi. Në krahasim me vitin 2020 ka një ulje të lehtë pasi në vitin 2020 janë trajtuar 119 çështje, por krahasuar me vitet 2018 (171 kërkesa) dhe me vitin 2019 (180 kërkesa) ulja është e ndjeshme.

Referuar të dhënave statistikore rezulton se, gjatë vitit 2021, numri më i madh i personave të arrestuar jashtë vendit me qëllim ekstradimi në Shqipëri vijon të jetë me shtete si, Greqia 25, Italia 20 raste, Anglia 19, Gjermania 16, Kosova dhe Spanja me nga 5 raste, Belgjika 4, Maqedonia e Veriut dhe SH.B.A me nga 3 raste, Franca 2 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe përkatësisht me 21 raste etj.

Një tjetër shifër interesante në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm është ajo e përgjimeve. Përgjimi telefonik dhe ai ambiental është një nga mjetet më të shpeshta të prokurorive në kërkim të provës, për zbardhjen  e ngjarjeve. Përgjatë vitit 2021, sipas raportit vjetor janë vënë në përgjim 3412 persona në të gjithë vendin. Përgjimet kanë sjell arrestimin e 640 shtetasve në flagrancë. Nën vëzhgimin e autoriteteve kanë rezultuar të jenë më shumë personat e dyshuar për kultivimin, shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ora 16:50
Qarqet me kriminalitetin më të madh në vend? Prokuroria e Përgjithshme: Vlora, ndiqet nga Lezha e Gjirokastra

1649343233_kriminalitetineShqiperi1.jpg

Vlora është qarku me koeficientin më të madh të kriminalitetit në vend. Me koeficient 1509 për 100,000 banorë Vlora mban vendin e parë duke ia marrë kështu Girokastrës e cila vitin e kaluar ishte në krye dhe për vitin 2021 ka koeficient më të vogël kriminaliteti. Lezha ndodhet e dyta me një rritje të koeficientit të kriminalitetit. 

“Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2021 është 789; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Kruje, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1087; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkalles së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 736; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 817; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1380; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 839; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1122; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhe dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1382; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banore është 855; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave te shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1509. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlore”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?