Ekonomi

Raporti/ Çmimet e ushqimeve 3 herë më shumë se norma e BE! Kukësi e Dibra, qarqet më të varfra në Shqipëri

8 Tetor, 16:57| Përditesimi: 8 Tetor, 17:14

  • Share

Shtrenjtimi i ushqimeve po u kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe arsim.

***

Për të blerë bukë, mish, bulmet, perime dhe produkte të tjera, një familje shqiptare me mesatarisht 3.1 anëtarë, duhet të shpenzojë të paktën 36,879 lekë në muaj.

Për shkak të çmimeve të larta, ushqimet ‘rrëmbejnë’ 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, gati 3 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Në raportin e Institutit të Statistikave brenda kategorisë së ushqimeve, fatura më e lartë vjen nga perimet.

Si paradoks, Shqipëria vend bujqësor në 75% të bashkive në vend, e me synim fuqizim të eksportit të këtyre produkteve, rezervon çmime të kripura për qytetarët. 7,154 lekë në muaj është mesatarja që shpenzon një familje për t’u furnizuar me perime thotë INSTAT.

Në vend të dytë pas perimeve, janë produktet e mishit, që marrin 18.9% të buxhetit që shkon për ushqime ose 6,970 lekë/muaj.

Shpenzimet për mish janë në rritje të lehtë në raport me vitin 2023, pasi për shkak të tkurrjes së numrit të bagëtive në Shqipëri, çmimi i mishit është rritur ndjeshëm. Një kilogram mish viçi kushton gati 1300 lekë, dhe po në të njëjtat vlera luhatet edhe mishi i qengjit apo kecit.

Pas ushqimeve, shpenzimet më të mëdha të shqiptarëve janë për pagesën e ujit, dritave dhe qirave me 9.6% të totalit të shpenzimeve ose mesatarisht 9 mijë lekë në muaj.

Vjet një familje shqiptare harxhoi më pak për shëndetin vetëm 3,535 lekë në muaj, ndjekur nga arsimi me 3,070 lekë dhe argëtimi me 2,419 lekë në muaj.

Në total përgjatë vitit 2024 thotë INSTAT shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje ishin 93,042 lekë, ose 1,5 % më shumë se në vitin 2023.

I vetmi qark që e tejkalon nivelin mesatar të shpenzimeve është Tirana, ku një familje shpenzon në muaj mesatarisht 108.588 lekë, ndjekur nga Korça me 91.418 lekë dhe Durrësi me 90.218 lekë.

Qarqet më të varfra rezultojnë Dibra me 75,883 lekë në muaj dhe Kukësi me 75,048 lekë shpenzime mujore për konsum për familje.

SHPENZIMET MUJORE TË FAMILJEVE
Viti 2022      88,367 lekë
Viti 2023      91,675 lekë
Viti 2024     93,042 lekë
SHPENZIMET MUJORE PËR USHQIME
Perime                7,154 lekë/muaj
Mish                   6,970 lekë/muaj
Bukë-drithëra     5,679 lekë/muaj
SHPENZIMET PËR USHQIME
Viti 2022      35.083 lekë/muaj
Viti 2023      36.349 lekë/muaj
Viti 2024      36.879 lekë/muaj
Shpenzimet sipas kategorive
Shëndeti  3,535 lekë/muaj
Arsimi     3,070 lekë/muaj
Argëtimi 2,419 lekë/muaj

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 08/10/2025 17:06

    JANE TE VARFER SE NUK KANE TRU.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?