Banka Botërore: Bordet e Çmimeve tavan zbutin inflacionin, janë ‘ok’ për një periudhë afatshkurtër! Fasha 800 kWh? Pozitive, shpërndan kostot

24 Tetor 2022, 11:04| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 14:50

  • Share

Banka Botërore nuk ka të njëjtin qëndrim me opozitën përsa i përket bordeve të naftës dhe të ushqimeve. Për BB bordet janë një zgjidhje për të menaxhuar inflacionin nga rritja e çmimeve.

Por në periudhën afatgjatë, BB thotë se dëmtojnë biznesin. Në një kohë që qeveria po e shtyn afatin e vendosjes së fashës për rritje të çmimit të energjisë tek familjet që konsumojnë mbi 800 kwh, Banka Botërore e shikon pozitive zbatimin e saj.

“Për fashën, është një mënyrë për të shpërndarë kostot, në një kohë kur çmimi energjisë është në rritje”, tha Hilda Shijaku, ekonomiste e Bankës Botërore.

Por  t’u përballur me këtë rritje, financierët e shikojnë si ndihmë energjinë e rinovueshme, ne këtë rast duke iu referuar anijeve HEC në Vlorë.

“Banka nuk i certifikon askund në botë. Nuk jemi pjese e asaj nisme. Shqipëria e bekuar nga resurset për prodhimin e energjisë se rinovueshme dhe duhet t’i shfrytëzoi”, tha Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri.

Me prezantimin në Tiranë të raportit ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor 2022, Banka vuri në dukje se, ekonomia shqiptare u rrit me 6% në gjysmën e parë të këtij viti

“Ekonomia në Shqipëria u rrit me 6% në tremujorin e parë të 2022, nxitur nga konsumi, investimet dhe eksportet, ndërsa tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra me 11.3%”, tha Salinas.

Rritja e çmimeve të ushqimeve tha Salinas, ka nxitur qeverinë të shtojë alokimet buxhetore për të përkrahur grupet më të prekshme, siç janë shtresat në nevojë.

“Parashikohet që inflacioni të ulet në 3.6% në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe të ankorohet në nivelin 3% në fund të vitit 2023, duke arritur objektivin e Bankës së Shqipërisë. Lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike, në vitin 2022 parashikohet të kapë shifrën 3.2%, sfidë mbetet rritja e çmimeve”, tha Salinas ndërsa shtoi se i duhet dhënë prioritet arsimimit të të rinjve.

Lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike, në vitin 2022 parashikohet të kapë shifrën 3.2%, sfidë mbetet rritja e çmimeve”, tha Salinas ndërsa shtoi se i duhet dhënë prioritet arsimimit të të rinjve.

 

Të dhënat e publikuara
 

 

Raporti

Ora 11:43
Banka Botërore: Amnistia Fiskale? Jemi pjesë e konsultimeve, kemi dhënë opinionin tonë, i kemi komunikuar qeverisë shqetësimet tona

1666604325_WhatsAppImage20221024at11.22.37.jpeg

Banka Botërore teksa po prezanton raportin  vendeve të Ballkanit Perëndimor ka folur gjithashtu për nismën ligjore të qeverisë për Amnistinë Fiskale ku është shprehur se janë pjesë e konsultimeve dhe kanë dhënë opinionin e tyre Sidoqoftë, nisur nga eksperiencat e tyre të mëparshme, BB u shpreh se kanë nxjerrë disa mësime, nga të cilat kanë këshilluar edhe vendin tonë në mënyrë që këto gabime mos të ri përsëriten. Banka Botërore pavarësisht mësimeve të nxjerra mirëkupton lëvizjen e qeverisë për të rritur të ardhurat nga amnistia fiskale.

‘Jemi pjesë e konsultimeve dhe kemi dhënë opinionin tonë. Qeveria po përpiqet të rris të ardhurat. Ne nga eksperienca kemi marrë disa mësime, që ja kemi komunikuar qeverisë. Po ashtu edhe risqet ja kemi paraqitur qeverisë.’- thanë përfaqësuesit e Bankës Botërore.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?