Raporti i Bankës së Shqipërisë/ Kreditë me probleme u ulën në nëntor, por janë 16.9 mln euro më të larta se në vitin 2022

11 Dhjetor 2023, 13:48| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 14:24

  • Share

Tirane- Kreditë me probleme janë ulur lehtë në muajin tetor, duke regjistruar shifrën 5.12%, nga 5.24% që ishin në shtator të këtij viti. Niveli i huave me probleme prej muajsh po luhatet pranë këtyre shifrave, me ulje ngritje të vogla, por në raport me rezultatet e tetorit të vitit të kaluar janë më lart, kur ishin në 5%.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor totali i kredisë së dhënë për ekonominë ishte në vlerën 7.2 miliardë euro, nga e cila huaja e keqe përllogaritet 368.9 milionë euro.

Në krahasim me vitin e kaluar kreditë me probleme janë rritur me 16.9 milionë euro, pasi në fund të dhjetorit 2022, huaja e keqe përllogaritej 352 milionë euro.

Ndër shkaqet kryesore që po japin ndikim në luhatjen e huave me probleme janë rritja e kostove të jetesës dhe ndryshimi i normës bazë të interesit herë pas here nga Banka e Shqipërisë.

Rritja e shpenzimeve si pasojë e inflacionit të lartë, po ul fuqinë paguese të qytetarëve, dhe nga ana tjetër rritja e normave të interesit si pasojë e lëvizjeve që po bën banka qendrore ka rritur kostot e kredive, duke e bërë vlerën e këstit mujor edhe më të lartë.

Shtimi i huasë së keqe ishte i pritshëm edhe nga Banka e Shqipërisë, pavarësisht se ende është i moderuar, pasi rritja e normës bazë të interesit me qëllim kthimin e inflacionit në 3%, ende nuk i ka dhënë efektet e saj plotësisht.

Sipas ekspertëve të Bankës, një rritje e inflacionit sot, efektet e saj të forta i jep pas 2 tremujorësh (pas rreth 6 muajsh).

NIVELI I KREDIVE ME PROBLEME
Dhjetor 2022            5%
Tetor 2023               5.12%
Rritja                       +0.12%
KREDIA PËR EKONOMINË
Totali i kredisë          7.207 miliardë euro
Kredi me probleme  368.9 milionë euro
KREDITË ME PROBLEME
Dhjetor 2022           352.072.792 euro
Tetor 2023               368.998.071 euro
Diferenca              +16,925,279 euro

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?