Pas një viti pozitiv, ndikuar prej turizmit, ndërtimit dhe sektorit të energjisë, ekonomia e vendit pritet të ngadalësohet në përgjatë këtij viti. Banka Botërore në raportin e fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikon që ekonomia e Shqipërisë këtë vit të ngadalësohet me 0.4%, dhe do të rritet me 3.2%, nga 3.6% që pritet të jetë rezultati final i vitit 2023. I njëjti nivel zhvillimi pritet edhe për vitin 2025.
Ky parashikim është më i ulet se ai i institucioneve vendase, ku Ministria e Financave në buxhetin e këtij viti, pritshmëritë për rritjen e të ardhurave i mbështet në synimin për një rritje ekonomike prej 3.8%, nga 3.7% e pritshme për vitin 2023.
Në raport thuhet se inflacioni dhe turizmi, do të jenë kryefjalë e rritjes ekonomike të rajonit përgjatë këtij viti, që parashikohet në 3%.
“Rritja ekonomike për rajonin pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga BE dhe të ardhurat nga turizmi”, thotë Banka Botërore.
Nga vendet e rajonit, rritja më e lartë ekonomike nga Banka Botërore është parashikuar për Kosovën me 3.9%, Mali i Zi rritje 3.2%, Serbia me 3%, dhe të fundit janë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, me nga 2.8 dhe 2.5% rritje ekonomike në 2024.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Dardanija e albin kurtit do jete ne pak vite super fuqi ne rajone fal kurtit.
PërgjigjuNqs e lene Kurtin te beje hajr, po. Perndryshe do gjejne ndonje hajdut qe te beje ate qe thote Gentos me poshte.
Problemi eshte se ne shqiperi populli vjedh shtetin, shteti vjedh popullin :-o