Shqipëria merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale. Vendi ynë renditet i pari në rajon për e-qeverisjen duke lënë pas edhe shtete të Bashkimit Evropian.
Vlerësimi ka ardhur në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për vitin 2021-2022. Në treguesin e shërbimeve publike Shqiperia ka pasur rritjen më të madhe krahasuar me 2015-n që merr në krahasim raporti.
Nga vendi i 33-të në 2015-n, Shqipëria renditet e 17-ta, nga 51 shtete që merr në studim raport. Vendi ynë ka rikuperuar 16 pozicione në e-qeverisje dhe lë pas gjithë Ballkanin Perëndimor bashkë me disa shtete të BE-së si Gjermania, Italia, Greqia, Cekia, Hungaria, Letonia, Lituania, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Rumania.
Treguesi i e-qeverisjes për të cilin është vlerësuar Shqipëria përfshin informacionin online për ligjet, nismat apo shpenzimet publike, shërbimet elektronike të disponueshme për publikun si dhe pjesëmarrja elektronike, konsultimet me palët e interesuara në lidhje me iniciativat apo projektet e reja.
Më herët, Shqipëria ka marrë vlerësime maksimale për digjitalizimin edhe në raportet e DASH, OKB, BE DHE OECD/SIGMA.
Ndërkohë në një reagim, kryeministri Edi Rama tha se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe do t’i jepet një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave e zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Vendi ynë renditet i pari në rajon për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale, duke lënë pas edhe shtete të Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe do t’i jepet një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave e zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.
‘Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.’- shkruan Rama.
Keta qeveritaret tane te cdo krahu qofshin kopjokan njeri tjetrin. Sali Berisha thoshte dikur qe per perparimet qe ka bere Shqiperia ze vendin e dyte ne Europe Edi Rama thote qe Shqiperia ja kaluaka BE. Kur qenka keshtu pse shoku Rama u lepihet vendeve europiane qe BE te hape negociatat per tu antaresuar ne BE?
PërgjigjuMe shaka apo edhe me pordh në e lëm edhe Europen pas …sa mjerim aq edhe ironi
Përgjigju