Në prag të votimit të raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, përfaqësuesi i shumicës socialiste, Toni Gogu, ndodhet në Strasburg për të ndjekur nga afër seancën plenare ku po diskutohet dokumenti vjetor mbi ecurinë e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një videomesazh të publikuar nga Strasburgu, Gogu thekson se raporti i përgatitur nga eurodeputeti Andreas Schieder vlerëson përparimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në reformat kyçe, si drejtësia, shteti i së drejtës dhe funksionimi demokratik i institucioneve.
“Shqipëria po ecën me ritmin e duhur – të vendosur, të besueshëm dhe të pandalshëm – drejt familjes ku i përkasim natyrshëm”, shprehet Gogu, duke theksuar se ky raport nuk është thjesht një analizë teknike, por një pasqyrë realiste e progresit që vendi ka bërë me përkushtim dhe durim.
Në raportin e miratuar më herët nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, veçanërisht theksohet përputhja e plotë e politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE-së, si dhe roli i saj konstruktiv në rajon, që sipas Gugut “tregon seriozitetin dhe maturinë e Shqipërisë si një vend kandidat i denjë”. Raporti pritet të votohet nesër nga Parlamenti Europian në seancën e fundit plenare për këtë sesion.
Lajmi kryesor:
Raporti i PE për Shqipërinë, Marta Kos: Ruani pavarësinë e SPAK, ka rezultate të mira! Po ecni me ritëm të paparë drejt BE
SI.E./ReportTv.al
Komente
