Raporti i CRCA/ Shifrat e frikshme të abuzimit me fëmijët: 23% e dhunuesve seksualë janë punonjës administrate

29 Janar 2021, 16:15| Përditesimi: 29 Janar 2021, 16:46

  • Share

Bazuar në një raport të CRCA Albania vitet e fundit janë shtuar abuzimet seksuale të të miturve dhe këmbanë alarmi është fakti se 23% e abuzuesve punojnë në administratë. Ndërsa 32% e tyre janë të rinj të moshave 14-24 vjeç.

23% e abuzuesve seksuale në vendin tonë janë punonjës të institucioneve shtetërore. Është ky rezultati i raporti të hartuar nga CRCA në bashkëpunim me Barnahus Shqipëria, të cilët kanë studiuar në detaje 36 rastet të dhunës dhe shfrytëzimit seksual përgjatë viteve 2019-2020.

 “Çfarë përbën një surprizë është fakti se 23% e dhunuesve seksual të fëmijëve janë persona që paguhen nga taksat tona. Unë mendoj që kjo është shumë e rëndë ta dëgjosh ta thuash, por tregon faktin se sa i papërgatitur është shteti shqiptar për të ofruar stafe profesioniste për të përcaktuar standardet që respektojnë fëmijët”- tha Hazizaj.

Raporti vë në dukje se vajzat janë shumë herë më të ekspozuara sesa djemtë në aktet e dhunës seksuale.

Altin Hazizaj e sheh alarmante gjetjen e raporti se 32% e abuzuesve seksuale i përkasin moshave 14-24 vjeç teksa thotë se mungon eduimi i këtij brezi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?