Kreu i PD ka reaguar për raportin e DASH lidhur me pastrimin e parave, duke thënë se ka ardhur si pasojë e qeverisë së korruptuar. Basha thotë se pas 25 prillit do çlirojë duart e drejtësisë për t'i vënë prangat të korruptuarve.
“Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH mbi pastrimin e parave dhe korrupsionit në botë. Qeveria sbëri asnjë përparim të dukshëm. Shkak për pastrimin e parave është vetëm 1, qeveria e dështuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit është vetë lkorrupsioni i mbjellur në administratë, këtë e ndjeni në kurrizin tuja, ska nevojë të kujtoj përgjigjet e antimafias italiane.
Organizata kriminale kanë lidhje me rrjete që veprojnë në evropë dhe amerikë të jugut. Korrupsioni qeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. Rama në kohë pandemie vodhën me tendera paratë për ushqimin e njerëzve. Më 25 prill kjo do ndryshojë, garanti jam unë dhe qeveria që do dalë nga vota juaj. Duke filluar nga unë i pari dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë do tja lirojmë drejtësinë për tja vënë prangat çdokujt. Do çlirojmë duart e drejtësisë për t'i vënë prangat të korruptuarv”, tha Basha.
Lajmi kryesor: