Edvin Kulluri

Raporti i DASH, Kulluri: Dështim total, akoma më keq kur opozita kthehet në kliente të pushtetit

10 Shtator 2020, 11:19| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 16:52

  • Share

Duke iu referuar Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se ky raport tregon dështimin total në Shqipëri. Ai shprehet kritik ndaj qeverisë së kryeministrit Rama por nuk i kursen kritikat dhe për opozitën.

Kulluri shkruan se situata bëhet akoma më keq kur opozita kthehet në kliente e pushtetit.

Postimi i plotë në Facebook:

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit per klimen e investimeve: “bizneset ne Shqiperi ankohen per konkurence te pandershme”!
Mjafton kaq per te kuptuar se nuk ka treg te lire! Dmth, korrupsion, nepotizem, klientelizem! Deshtim total!
Por problemet themelore jane te tjera, si pasiguria e prones private dhe nje sistem gjyqesor dizfunksional!
Tani te dale Rama e te thote qe “s’ka me te mire se une”, por ne fakt kjo nuk eshte zgjidhje, por kenetezim! Kur vendi nuk ka konkurence politike s’mund te kete konkurence ne ekonomi!
Treg te lire pa shtet te se drejtes nuk ka! Kur vritet liria politike prej korrupsionit, institucionet nuk ka kush i kontrollon dhe kerkon llogari! E kur me keq akoma opozita kthehet ne kliente e pushtetit, hapsira demokratike asgjesohet!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?