Raporti i DASH për narkotikët, Ministri i Brendshëm: Rritja e sasisë së kokainës të kapur në Portin e Durrësit, dëshmi e punës dhe besimit te Policia e Shtetit

2 Mars 2022, 18:28| Përditesimi: 2 Mars 2022, 18:32

  • Share

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Përmes një mesazhi në Twitter, ai thotë se rritja e sasisë së kokainës të kapur nga autoritetet shqiptare në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 dhe pjësemarrja e Policisë së Shtetit në operacione të përbashkëta ndërkombëtare, janë tregues të rëndësishëm që dëshmojnë efikasitetin e punës së strukturave tona dhe besimin e rritur te Policia e Shtetit.

“Rritja e sasisë së kokainës të kapur gjatë vitit 2021 në Portin e Durrësit falë punës së Policisë së Shtetit është një tregues domethënës i efikasitetit tonë në luftën e vazhdueshme kundër grupeve kriminale në fushën e narkotikëve. Ky fakt është evidentuar edhe në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku vlerësohej gjithashtu pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në operacione të përbashkëta ndërkombëtare për të goditur trafikun dhe sekuestruar asetet e paligjshme. Këto dy të dhëna kuptimplote dëshmojnë se puna e Policisë së Shtetit dhe besimi tek kjo strukturë janë ngritur në një tjetër nivel. Mbetemi të përkushtuar për thellimin e rezultateve përmes shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të tjera të përbashkëta”, shkruan ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.


Lajmi kryesor:

Raporti i DASH: Shqipëria bazë lokale për trafikantët ndërkombëtarë të drogave


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?