Erisa Xhixho dhe Luciano Boçi

Raporti i DASH për Shqipërinë, reagon opozita: Babëzia dhe egoja e sëmurë e Ramës ka kapur çdo pushtet

21 Mars 2023, 10:33| Përditesimi: 21 Mars 2023, 10:42

  • Share

Opozita ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, në të cilin theksoheshin problem nga mangësia me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit si dhe korrupsioni në qeverisje e në organet e zbatimit të ligjit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se “babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë”.

'Babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore.'- shprehet Boçi.

Ndërsa deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, nënvizon se raporti është pasqyra ku shihet Rama. Sipas saj raporti i DASH, ndërsa sipas saj ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama, pushteti i tij vendor i dalë nga zgjedhjet njëpartiake, për lirinë e kufizuar të medias, shkeljen me arrogancë të ligjit të pronës, kapjen e gjyqësorit dhe injorimin e ligjit për ngacmimin seksual.

'Raporti i fundit i DASH ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama ,pushteti i tij vendor i dalë nga zgjedhjet njëpartiake, për lirinë e kufizuar të medias, shkeljen me arrogancë të ligjit të pronës, kapjen e gjyqësorit dhe injorimin e ligjit për ngacmimin seksual.'- shkruan Xhixho.

Ora 14:01
Raporti i DASH, Salianji: E nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes

1677777951_Screenshot2.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar në komisionin e Sigurisë raportin e DASH. Salianji u shpreh se raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes.

“Kontributi kryesor është i SHBA-ve në këtë mision dhe duke vlerësuar rolin e SHBA-së ne e votojmë pro këtë marrëveshje. Raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e zbatimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit ishin disa nga shqetësimet kryesore. Jemi në autokraci të plotë. Unë po lexoj raportin e DASH. Korrupsioni endemik dhe shkatërrimi i shtetit ka bërë që sot të mos kemi shtet. S’ka institucione të pavarura. Siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje thoshte DASH për t’u mbyllur gojën mediave. Vendosni të kërcënoni me gjyqësor atë që keni kundërshtar. Gjyqësori është në dorën e qeverisë. Ça doni më shumë se raporti i DASH. Kemi kaq kohë që presim të vijë drejtori i policisë këtu për të dhënë sqarime dhe nuk ka asnjë përgjigje nga ministri apo drejtori i policisë për të dhënë përgjigje këtu për gjendjen e rëndë të krimit në Shqipëri, për ato kamerat e krimit në vend. Keni ndonjë shqetësim ju për këtë apo jo? Pse thoni faleminderit, faleminderit se jeni skandal? Juve vetëm tërmeti ju trondit, raporti i DASH nuk ju trondit. Kërkojmë ministrin e Brendshëm dhe nuk vjen, kërkojmë drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe nuk vjen”- tha Salianji.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 21/03/2023 20:16

    Per tu habitur qe i moret vesh te dhenat kaq shpejt nga Dash qe akoma ska filluar pune mire!Mundohu te futesh dhe te lexosh te dhenat e sakta dhe te verteta ne faqen e sakt!

    Përgjigju
  • Beni: 21/03/2023 15:58

    Dashi e ben cdo gje per interes te vet dhe nuk u duhet besuar asgje , ata dezinformojne per te cuar ne pushtet palen qe ju bindet atyre keshtu qe vendi duhet te vendose vete se cfare do te beje dhe kush do te drejtoje mos te lejoje asnje te huaj ne punet e brendeshme

    Përgjigju
  • BASHKIM ISLOM7: 21/03/2023 15:44

    O Salinjani çuni Shegës i ngjirizur në haurin e lopës në një koh që mamaja jote ishte e martuar me 2 fmi e u linde ti nga traktoristi fshatit me maman tënde e dole ti fryti i dashuris të jasht ligjëshme. Pra me një fjal ti je kopil e si kopil thure dhe gënjeshtrën e babales mor monstër. Ti je një flliqsir njësoi si nëna jote Shega në haurin e lopës.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 21/03/2023 14:37

    Raporti i dashit eshte keqinformimi i pd qe jane parti fashiste ,aka me surrat te nxire se ty o babale ?u nxifshi dhe u sterofshi si parti .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?