Politikë
Sociale

Raporti i Eurostat për varfërinë dhe përjashtimin social, Deputeti i PD akuza qeverisë: Të rinjtë ikin, ofroni vetëm propagandë

2 Nëntor 2021, 16:39| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 16:56

  • Share

Deputeti i PD, Arbi Agalliu, duke përmenduar Eurostat, thotë se Shqipëria ka sot shifrat më të larta të përjashtimit social dhe varfërisë.

Agalliu thekson se 51 për qind e shqiptarëve, janë në rrezik varfërie, ndërsa nuk lë pa akuzuar qeverinë se ka rrënuar ekonominë dhe vjedhur xhepat e qytetarëve çdo ditë, duke i bërë kushtet e jetesës mizerabël.

Në këtë mënyrë, Agalliu shprehet se qeveria i detyron njerëzit të largohen nga vendi.

Sa i përket premtimeve të qeverisë për rritje pagash dhe ekonomisë, Agalliu i quan premtime boshe.

Statusi i Agalliut
Shqipëria ka sot shifrat më të larta të përjashtimit social dhe varfërisë! Eurostat tregon edhe njëherë gjendjen reale të varfërisë së shqiptarëve.  Shqiptarët ikin sepse realiteti nuk është ky që dëgjojmë çdo ditë nga propaganda.

51% e shqiptarëve në rrezik varfërie. Ata të rinj që nuk e gjetën shpresën, mundësinë dhe derën e hapur në vendin e tyre u larguan.

Sipas grup-moshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9% e fëmijëve nën 18 vjeç, sërish më e larta në Europë.

Qeveria flet për rrite rrogash, për rritje të ekonomisë dhe bën premtime boshe për të rinjtë tanë. Po cilët të rinj? Ata që kanë braktisur vendin e tyre për t’u ushqyer? Apo ata që kërkojnë me ngulm çdo ditë një mundësi për tu larguar?

Fatkeqësisht ky është realiteti ynë, pse? Sepse kjo Qeveri e ka rrënuar ekonominë,  kjo Qeveri i vjedh xhepat e qytetarëve shqiptarë çdo ditë duke i bërë kushtet e jetesës mizerabël dhe duke detyruar njerëzit e vetë të largohen.

Komento

Komente

  • Makiwa71: 10/11/2021 22:24

    Ja fut kot ,dhe rren sa e ka kryt, un nuk simpatizoj asnjë parti ,aq ma tepër qe jetoj jashtë shtetit , e thot për propagandë ,se edhe po të ishte në pushtet PD do të kishte rezultuar e njejta gja. Politika asht si prostituta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?