Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Raporti i Eurostat për varfërinë, reagon Gazment Bardhi: Pasojë e 12 vite keqqeverisje

15 Tetor, 22:05| Përditesimi: 15 Tetor, 22:12

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të fundit të Eurostat, që e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, Bardhi shkruan se kjo është pasojë e 12 viteve keqqeverisje të qeverisë aktuale. 

Ai shkruan se nuk ka fonde për pensionistët, ndërsa thekson se buxheti i shtetit nuk shkon për qytetarët por për projekte korruptive. 

 “Pasojat e 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës! Shqipëria kryeson në Europë për numrin e qytetarëve në kushtet e mbijetesës dhe në rrezik varfërie ekstreme. Kur Buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet. Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime.

Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve. Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO!", shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 15/10/2024 22:14

    Se kur e kishit ju pushtetin hanim me luge ari , ju jeni tjua qr te gjitheve pa asnje lloj dallimi duhet tju behet gjyq per tradheti ndaj kombit o politikane qelbesira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?