FIFA ka publikuar një raport të gjatë dhe të thelluar për transfertat e futbollistëve të zhvilluara në vitin 2022. Në një nga tabelat janë edhe 10 transfertat më të shtrenjta ndërkombëtare të kryera në vitin e fundit kalendarik.
Në vend të parë Aurélien Tchouameni , i cili kaloi nga Monaco te Real Madrid për 80 milionë euro, plus 20 milionë euro bonuse. Operacioni i vetëm që përfshin Italinë është transferimi i Matthijs de Ligt nga Juventusi te Bayern Munich (67 milionë euro). Më tej në listë janë edhe Nunez, Antony, Casemiro, Ferran Torres, Haaland, Alexander Isak, Luis Diaz dhe Raphinha.
Në raportin e FIFA-s ka edhe një përllogaritje sa i takon kalimit të futbollistëve nga një shtet në një tjetër. Pjesën më të madhe e zë kalimi i futbollistëve nga Brazili në Portugali (338), teksa anasjelltas janë 166 kalime. Interesante në listë janë kalimet nga Rusia në Kazakistan (62 të tilla).
1. Brazil → Portugali (338 transferta);
2. Portugali → Brazili (166);
3. Francë → Belgjikë (77);
4. Belgjikë → Francë (66);
5. Spanjë → Portugali (66);
6. Kroaci → Slloveni (63);
7. Rusi → Kazakistan (62);
8. Argjentinë → Kili (61);
9. Uruguai → Argjentinë (59);
10. Gjermani → Austri (59).