Futbolli shqiptar ka përfituar 3.9 milionë dollarë në vitin 2024 nga shitjet e futbollistëve. Këtë e bën me dije një raport i FIFA-s që tregon se klubet e futbollit në Shqipëri kanë grumbulluar këto të ardhura të konsiderueshme për merkaton në dalje.
Kjo shifër është 6.2 përqind më e lartë se në vitin 2023, ose thënë ndryshe 400 mijë dollarë të ardhura më shumë. Janë 220 transferime në dalje për vitin 2024.
Sa i takon afrimeve, klubet tona kanë preferuar të mos shpenzojnë duke bërë afrime me kosto të lirë ose falas, teksa për 138 lëvizje kanë shpezuar vetëm 184 mijë dollarë.
Në rang botëror shifra që është shpenzuar është 8 miliardë e 590 milionë dollarë, kjo më e ulët se viti 2023. Rekord është numri transferimeve mes futbollistëve dhe futbollisteve profesionistë, 22.779.