Foto ilustruese

Sport

Raporti i FIFA-s: Rekord historik në merkato, mbi 8.3 miliardë euro transferime

5 Shtator, 14:14| Përditesimi: 5 Shtator, 14:16

  • Share

Merkatoja e verës 2025 ka thyer çdo rekord historik në futbollin botëror. Sipas raportit zyrtar të publikuar nga FIFA, klubet kanë shpenzuar plot 9.76 miliardë dollarë (8.35 miliardë euro) për transferime, duke e kaluar me rreth 50% shifrën e vitit të kaluar dhe duke lënë pas rekordin e vitit 2023 (7.43 miliardë euro).

Premier League ka konfirmuar edhe një herë dominimin absolut në tregun ndërkombëtar. Klubet angleze kryesojnë me 2.73 miliardë euro shpenzime, me Liverpoolin në krye të listës. Pas saj renditen Bundesliga gjermane me 980 milionë euro, Serie A italiane me 813 milionë euro dhe Ligue 1 franceze me 625 milionë euro. Arabia Saudite, e cila verën e vitit 2023 ishte surpriza e merkatos duke u ngjitur në vendin e dytë, këtë herë ka rënë në vendin e gjashtë.

12 mijë transferime në vetëm dy muaj

Sipas FIFA-s, janë regjistruar mbi 12 mijë transferime ndërkombëtare vetëm gjatë dy muajve të fundit, një tjetër tregues i aktivitetit të jashtëzakonshëm në tregun e lojtarëve.

Po ashtu, FIFA thekson se hyrja e Kupës së Botës për Klube në qershor 2025 ka hapur një “dritare shtesë” për merkato në disa vende të përfshira në kompeticion, veçanërisht ato me klube që shpenzojnë më shumë.

Edhe pse me shifra shumë më modeste, futbolli i femrave po shënon rritje të ndjeshme. Transferimet në këtë segment arritën në 12.3 milionë dollarë, me një rritje prej 80% krahasuar me vitin 2024, duke treguar potencialin e madh të zhvillimit në vitet e ardhshme.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?