Freedom House: Shqipëria me demokraci ‘Hibride’, shkak sulmet e SPAK pas arrestimit të Berishës e Ahmetajt! Rithemelimi i dhunshëm, tentoi destabilitetin

11 Prill, 07:44| Përditesimi: 11 Prill, 20:32

  • Share

TIRANË- Demokracia shqiptare vijon të mbetet me përcaktimin ‘hibride’ nga raporti amerikan i ‘Freedom House’ për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj SPAK që janë rritur në veçanti pas arrestimit të ish Kryeministrit Berisha dhe ngritjes së akuzave ndaj ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kështu evidenton qartë Freedom House në raportin ‘Kombet në tranzicion 2024” në pjesën për Shqipërinë, teksa nënvizon se sulmi ndaj SPAK është bërë i organizuar me deklarata politike, media dhe fushata dezinformimi. Kujtojmë fushatën e sulmeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

“Ka pasur kërcënime fizike dhe verbale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK-ut dhe familjarëve të tyre. Kjo përgjigje negative ka nënvizuar realitetin se SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin në nivelet më të larta dhe se është kritike për demokracinë shqiptare që partitë politike të dëbojnë ata që përfshihen në korrupsion dhe të kenë një histori të minimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Deri atëherë, Shqipëria do të vazhdojë të klasifikohet si një regjim hibrid me elementë si të demokracisë ashtu edhe të autoritarizmit”, thuhet në raportin e Freedom House.

Madje pa asnjë ekuivok raporti i ‘Freedom House’ evidenton se që kur SPAK arrestoi Sali Berishën për korrupsion fraksioni i tij në Partinë Demokratik u bë i dhunshëm dhe tentoi të destabilizonte vendin,

“Veçanërisht, në tetor, SPAK akuzoi Berishën, një ish-president dhe kryeministër dhe kreun e një prej fraksioneve të Partisë Demokratike, dhe e vendosi në arrest shtëpie më 30 dhjetor, për akuzat për korrupsion që e kishin çuar edhe në sanksionimin e tij nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Që nga tetori, fraksioni i Partisë Demokratike të Berishës është shndërruar në një grup të dhunshëm që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë të mirëpritur lajmin e arrestimit të tij”, vijon më tej raporti.

Organizata Freedom House, me seli në Uashington vë në dukje se sipas saj është përkeqësuar gjendja e mediave në Shqipëri dhe është zvogëluar hapësira e shoqërisë civile.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 11/04/2024 14:24

    Shume i drejt konkluzioni i nxjerr po e dashura personale e Berishes qe skane lene gje pa vjedhur Jorida Tabaku po fut ne luft Shqiperin per te sjell Berishen ne politik! Levizjet destabilizuese te asaj politikane duhen analizuar thelle dhe me detaje nga drejtesia brenda dhe jasht Shqiperis!

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 11/04/2024 12:36

    Po ku pysin minjt e gjirizeve si flamuri pa bisht, qen peka atyre ju del djathi përpara e minjt tërbohen duan me çdo kusht ta han djathin. Po kta minj haroin që kryemiu i tyre në vrim sali bajga e ka ngrën barin e miut. E kta minjt e tjer e ndjejn vrimën e miut e prandaj jan tërbuar. Me nderime e me respekt Babuli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?