Raporti europian për Shqipërinë: Reforma në Drejtësi po ndalon ndërhyrjet e politikës (VIDEO)

8 Tetor 2020, 10:39| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 11:57

  • Share

GRECO, institucioni i pranë bashkimit evropian për Luftën ndaj Korrupsionit, ka vlerësuar pozitivisht reformat e Shqipërisë e cila përmbushur shumicën e rekomandimeve dhe ata qënuk janë përfunduar, janë plotësuar pjesërisht.

Sa përket Luftës ndaj korrupsionit tek radhët e deputeteve, GRECO thekson se performanca e Shqipërisë ishte e kënaqshme, në veçanti pas miratimit të Kodit të Sjelljes në Prill 2018.

GRECO inkurajon autoritetet shqiptare të sigurojnë një përditësim të vazhdueshëm të këtij informacioni dhe  mirëpret ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të cilat sqarojnë dhe përforcojnë mekanizmat e zbatimit dhe sanksionimit në rast të shkeljes së detyrimeve dhe procedurës së përcaktuar në lidhje me deklarimin rast pas rasti të konfliktit të interesit”.

Në raport, reforma në Drejtësi konsiderohet si një hap tejet pozitiv dhe falë saj politika nuk do të mund të ketë më ndikim në emërime gjyqtarësh. Por në raport theksohet se është e rëndësishme plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë

GRECO gjithashtu konstatoi se përbërja e KLGJ-së, duke përfshirë shumicën e gjyqtarëve të zgjedhur nga kolegët e tyre, përmbush në përgjithësi objektivat e pjesës së parë të rekomandimit..

Sa i përket procesit të vettingut GRECO thekson se është një proces tejet i ndërlikuar pasi një pjesë e madhe e gjyqtarëve nuk arritën ta kalojnë atë, megjithatë theksojnë nevojën e vazhdimit të tij deri në plotësim të plotë.

Nga ana e tij GRECO konsideron se vlerësimi i aftësive profesionale dhe vlerësimi i integritetit duhet të jenë dy procese të ndara.

GRECO fton  të realizojnë pjesën e mbetur të rekomandimeve të tyre dhe të vazhdohet në luftën ndaj korrupsionit Monitorimi i GRECO është ndjekur nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë dhe Ministrja Etilda Gjonaj si Koordinatore Kombëtare Antikorrupsion e Qeverisë./ Përgatiti Suada Mehmetaj

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?