Raporti i INSTAT/ Lindjet ranë me 8.2% tremujorin e dytë të 2023 krahasuar me një vit më parë

10 Gusht 2023, 16:16| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 20:40

  • Share

TIRANË- Numri i bebeve të lindura në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë krahasuar me një vit më parë. Bazuar në të dhënat e INSTAT, këtë tremujor janë regjistruar 5.119 lindje, por krahasuar me tremujorin e vitit 2022 kemi një rënie me 8.2%.

Gjithsesi, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë të këtij viti në vendin tonë rezulton pozitive, pasi janë regjistruar 445 lindje më shumë se sa vdekje. Ndërkohë, numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2023 është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

 

Në tremujorin e dytë 2023, pesë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e dytë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 699 lindje më  shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 184 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 84 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2022 e ka qarku i Vlorës me 2,4 %, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Beratit me 19,2 %.

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2023, njëmbëdhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022. Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.147 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Durrësit me rënie prej 17,6%.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?