Raporti i INSTAT/ Popullsia ra me 1.1% në 2022, rreth 46.5 mijë persona ikën në emigracion

2 Qershor 2023, 16:40| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 19:33

  • Share

TIRANË- Popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2022 ka rënë me 1.1%, ose 31 mijë persona më pak. Më 1 janar të këtij viti, Shqipëria rezulton me 2.761.785 banorë sipas raportit të INSTAT. Shkak i rënies është bërë emigrimi, ndërsa vetëm në vitin që lamë pas rreth 46.5 mijë persona u larguan nga Shqipëria. Numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5% më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Nga ana tjetër, popullsia nuk po shtohet në mënyrë natyrore, pasi numri i vdekjeve është pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve. Gjatë vitit 2022 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje. Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2022 ishte 23.998 persona, duke pësuar një rënie prej 21,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Mosha mesatare e popullsisë rezulton 38.8 vjeç nga 38.2 që ishte më 1 janar 2022.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej

Më 1 janar 2023 Tirana zë rreth 33,5% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5% dhe 9,8% përkatësisht. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 1,9% deri 4,1% të popullsisë gjithsej.

Më 1 janar 2023 popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,6%). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 3,6%), Berat (- 3,1%) dhe Dibër (- 2,9%). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,7%), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra me (28,0%), ndjekur nga qarku i Lezhës me (27,8%).

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eva: 02/06/2023 17:54

    Kjo tregon se është rritur mirëqenia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?