Raporti i INSTAT: Rritja reale e pagave në janar-mars, vetëm 2%! U bë nga inflacioni

13 Qershor 2023, 21:18| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 21:36

  • Share

Paga minimale shënoi rritje minimale në 3-mujorin e fundit, sipas raportit të INSTAT, pavarësisht përpjekjeve për rritjen e saj si pjesë e politikave për frenimin e largimit të punonjësve jashtë vendit. Sipas vëzhgimit paga bruto mesatare mujore, gjatë tremujorit të parë 2023, ishte 64.706 lekë, ose 9,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse këtij ndryshimi i shtohet inflacioni mesatar për të njëjtën periudhë, i rritur me 7.2%, ndryshimi real i pagave është vetëm 2%. Nëse pjesa e parë e këtij viti krahasohet me tre mujorin e fundit të vitit 2022, shënohet rënie me 2%, pasi paga mesatare arriti rekordin e 66,014 lekëve, një rritje që lidhet edhe me shpërblimet e e festave.

Aktivitetet Financiare, të sigurimit, Informacionit dhe Komunikacionit, sipas INSTAT ofruan pagë mesatare mujore bruto më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, gjatë tremujorit të parë 2023.

Gjithashtu pagë mesatare më të lartë krahasuar me mesataren në nivel kombëtar kanë ofruar edhe grup-profesionet e “Menaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë”, si dhe “Specialistë me arsim të lartë”. 

INSTAT vëren se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rritjen më të lartë, me 14,2%, ka pasur edhe paga mesatare bruto e punonjësve të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Deri më tani vetëm punonjësit e administratës kanë arritur të tejkalojnë rajonin, ndërsa paga mesatare në sektorë të tjerë të ekonomisë vijon të mbetet e ulët, krahasuar me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë Hercegovinë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?