Raporti i KLGJ/ Ja 37 gjykata me 75 mijë dosje të bllokuara, kryeson gjykata e Lartë

4 Qershor 2019, 07:13| Përditesimi: 4 Qershor 2019, 16:23

  • Share

Veprimi i ligjit të Vetingut ka thelluar vakancat në pallatin e drejtësisë, duke pasjellë rritjen e numrit të dosjeve të pagjykuara, kryesisht në Gjykatë e Lartë dhe gjykatat e apelit. Në 37 gjykata që operojnë në Shqipëri, numri i çështjeve të mbartura deri në fillim të vitit 2019, është 75 803. Numrin rekord të dosjeve të akumuluara ndër vite e mban Gjykata e Lartë me 28 863 çështje gjithsej deri në fund të vitit 2019. Ky numër pritet të rritet me shpejtës, pasi veprimi i ligjit të Vetingut ka pamundësuar funksionimin e Gjykatës së Lartë. Nga të gjithë anëtarët e kësaj gjykatat, vetëm anëtari Ardian Dvorani i ka mbajtur deri më sot filtrit të trefishtë të Vetingut.

Shkallën e parë e ka kaluar edhe kryetari Xhezair Zaganjori, por fati i tij do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në javët në vijim, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, me arsyetimin se ka shkelur ligjin. Të gjithë anëtarët e tjetër të kësaj gjykate, të emëruar nga Partia Demokratike si njerëz besnikë të saj, ose janë vetëlarguar nga frika e Vetingut ose janë shkarkuar nga detyra nga Vetingu. Madje, dy anëtarë të saj, Majlinda Andrea dhe Admir Thanza janë dënuar nga gjykata për korrupsion dhe për mos deklarimin në formularët e dekriminalizimit të një dënimi që Thanza ka marrë në vitin 1999 në Itali.

Të dhënat
Të dhënat për çështjet e mbartura nga gjykatat në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2018 dhe fillim të vitit 2019, reflektohen në një raport që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dorëzuar në Kuvend për veprimtarinë gjatë vitit 2018. “Në total, gjatë vitit 2018 janë regjistruar 147 423 çështje dhe 68 982 janë mbartur nga 2017. Ndërkohe në fundin e vitit 2018, numri i çështjeve të mbartura është 75 803. Nga të dhënat konstatohet që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ajo Vlorë dhe Shkodër, për sa i përket gjykatave të shkallës së parë, kanë fluksin më të madh të çështjeve. Nga gjykatat e apelit fluksin kryesor të regjistrimit të çështjeve e ka Gjykata e Apelit Tiranë dhe ajo Vlorë.

Ndërsa për sa i përket gjykatave administrative, vihet re që numri me i madh i çështjeve është riregjistruar sërish në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe atë të Apelit Administrativ. Krahasimi mes numrit të çështjeve të mbartura nga viti 2017 në vitin 2018 (68 982) dhe nga viti 2018 në vitin 2019 (75 803) tregon, pavarësisht faktorëve që ndikojnë, që efiçenca e gjyqësorit në vitin e fundit (2018) pasqyron përkeqësim (raporti i evadimit të çështjeve ehte në rendin e 91 % ) sepse është rritur backlog-u në shkallë vendi, rrjedhimisht edhe koha e nevojshme për trajtimin e çështjeve. Sigurisht si çdo vlerë statistikore, kjo shifër nuk merr në konsideratë të sqaroje apo të hulumtoje mbi arsyet. Për këto të fundit duhet një analizë cilësore për të mbështetur këto të dhëna sasiore duke vlerësuar korrelacionin përkatës, si dhe duke shqyrtuar nëse mund të merren masa që të shuajnë apo pakësojnë faktorët ndikues”, thuhet në raport.

Shkaqet e tjera
Në raport përmenden edhe shkaqe të tjera që kanë sjellë fluksin e dosjeve të pagjykuara. “Një nga të dhënat me evidente gjatë krahasimit të të dhënave statistikore është ngarkesa e ndryshme e çështjeve në gjykata të ndryshme të vendit. Ky tregues që duhet marrë parasysh jo vetëm në kuadrin e kësaj analize vjetore, por edhe në vijim të rishikimit të hartës gjyqësore. Ndryshimet në nivelin e ngarkesës së çështjeve vjen jo vetëm si rrjedhojë e numrit të popullsisë nën juridiksionin territorial të secilës gjykatë, por edhe në varësi të elementeve të tjerë si p.sh ekzistenca e institucioneve të ekzekutimit të veprave penale të cilat sjellin një numër të shtuar kërkesash nga ana e të dënuarve.

(Kliko ketu per raportin e KLGJ)

Në rivlerësimin territorial të gjykatave duhet mbajtur parasysh raporti i popullsisë së rrethit që mbulon gjykata, numri i çështjeve të regjistruara, numri i gjyqtarëve të gjykatës, volumit të arsyeshëm të punës që të mos ndikohet cilësia e gjykimit, shpejtësia e gjykimit për të dalë në një raport të përshtatshëm i cili do të ndikojë detyrimisht në efiçencën e gjykatës respektive dhe aksesin në drejtësi për qytetarët”, thuhet në raport.

Dosjet e mbartura sipas gjykatave në të gjithë vendin deri në fillim të 2019

  1. Gjykata e Lartë, 28 863 dosje
  2. Gjykata Berat, 715 dosje
  3. Gjykata Dibër, 231 dosje
  4. Gjykata Durrës, 1 230 dosje
  5. Gjykata Elbasan, 1 189 dosje
  6. Gjykata Fier, 1 058 dosje
  7. Gjykata Gjirokastër, 338 dosje
  8. Gjykata Kavajë, 441 dosje
  9. Gjykata Korçë, 724 dosje
  10. Gjykata Krujë, 366 dosje
  11. Gjykata Kukës, 161 dosje
  12. Gjykata Kurbin, 355 dosje
  13. Gjykata Lezhë, 499 dosje
  14. Gjykata Lushnje 478 dosje
  15. Gjykata Mat 142 dosje
  16. Gjykata Përmet 75 dosje
  17. Gjykata Pogradec 269
  18. Gjykata Pukë 62 dosje
  19. Gjykata Sarandë 281 dosje
  20. Gjykata Shkodër, 1 263 dosje
  21. Gjykata Tiranë, 6 709 dosje
  22. Gjykata Tropojë 118 dosje
  23. Gjykata Vlorë 1 312 dosje
  24. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, 78
  25. Gjykata e Apelit Tiranë, 8 271
  26. Gjykata e Apelit Shkodër, 1 383
  27. Gjykata e Apelit Durrës, 1 340
  28. Gjykata e Apelit Korçë, 455
  29. Gjykata e Apelit Gjirokastër, 250
  30. Gjykata e Apelit Vlorë, 1 878
  31. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda 34 dosje
  32. Gjykata e Apelit Administrative, 1 2217 dosje
  33. Gjykata Administrative Tiranë 1 064 dosje
  34. Gjykata Administrative Shkodër, 978 dosje
  35. Gjykata Administrative Korçë, 340
  36. Gjykata Administrative Gjirokastër, 147 dosje
  37. Gjykata Administrative Vlorë, 489 dosje

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?