Raporti i KLSH/ Spitali i Traumës pa frigorifer morgu për trupat e pajetë! Barnat në magazinë mallrash, mes lagështirës

11 Shtator 2023, 16:16| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 18:10

  • Share

Në Spitalin e Traumës nuk ka frigorifer-morgu, për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në spital. Në vitin 2021 pranë këtij spitali ndërruan jetë 90 pacientë dhe sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit trajtimi i trupave nuk u bë në këtë spital.

Më tej në raportin e KLSH, thuhet se magazina e mallrave të spitalit nuk plotëson asnjë kusht për  ruajtjen e barnave.

“Barnat nuk duhet të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë dhe muret e të kenë hapësirë të përshtatshme për të lejuar pastrimin dhe inspektimin’, vlerëson KLSH.

Përkundrazi në këtë ambient gjenden pajisje mjekësore jashtë përdorimit si radiografi, me rrezikshmëri për shëndetin e njeriut. KLSH rekomandon drejtorinë të sigurojë kushte në ambiente të sigurta për ruajtjen e barnave.Në asnjë rast ato nuk duhet të vendosen  në magazinën e mallrave.

Një tjetër konstatim i KLSH, ka të bëjë me medikamentet në farmacinë qendrore të QSUT. Në raport thuhet se aty gjenden sasi të madha ilaçesh që nuk kishin vulën e kuqe me mbishkrimin “Për përdorim spitalor ndalohet shitja”, përcaktim ky me ligj.

“Boja që përdorët për stampimin e vulës të jetë me ngjyrë të kuqe që nuk fshihet”, thuhet në raport.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 11/09/2023 17:16

    kështu është kur ke një kryeminister serborus !

    Përgjigju
    • Italia si moter: 11/09/2023 20:10

      O Arber qe vetem arber nuk je. Rama eshte kryeministri i vetem qe e ndertoi Shqiperine nga grabitja dhe shkaterimi qe i beri salikja .duket qe je merda .Idiot i lindur ,analfabet dhe plere .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?