Deputeti i PD Bardh Spahia

Politikë

‘Raporti i KLSH tregon situatën dramatike tek Onkologjiku’, Bardh Spahia: Do kërkojmë mocion me debat me ministren e Shëndetësisë! Drejtësia të nisë hetim

10 Tetor, 16:00| Përditesimi: 10 Tetor, 16:05

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ndaj situatës në sistemin shëndetësor, pas publikimit të raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat tumorale.

Sipas tij, raporti tregon gjendjen dramatike në të cilën ndodhet shërbimi Onkologjik në QSUNT dhe shëndetësia në tërësi.

Spahia tha se fondi për barna dhe pajisje mjekësore të Spitalit Onkologjik është 13 herë më i ulët se fondi për koncesionet. Ai denoncoi se në tri vitet e fundit, buxheti për barnat onkologjike është ulur me gati gjysmë milioni euro.

Sipas Spahisë, ndërsa pacientët përballen me mungesa jetike, mbi 50 milionë euro në vit shkojnë për koncesionet në shëndetësi, dy prej të cilave janë nën hetim nga SPAK. 

‘Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat tumorale shpalos situatën dramatike ku ndodhet sot shëndetësia në Shqipëri; në veçanti shërbimi Onkologjik në QSUNT. Një shqiptar i diagnostikuar me sëmundje tumorale duhet të përballet jo vetëm me neglizhencë të institucioneve për terapinë, por mbi të gjitha me pasigurinë për barna. Raporti paraqet situatën reale, që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë prej vitesh mbulojnë me propagandë boshe apo fasadë godinash. 46% ose 116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025.

Dëshmia e para pak javëve e znj. Hava Tafa për mungesë të trajtimit terapeutik me imunoterapinë Pembrolizumab, konfirmohet nga raporti i KLSH. Ku shkojnë paratë nga taksat e shqiptarëve që i akordohen çdo vit sektorit të Shëndetësisë?! Mbi 50 milion euro në vit marrin vetëm PPP-të, dy prej të cilëve janë nën hetim nga SPAK. Siç u provua nga komisioni hetimor parlamentar të gjitha të lidhura me procedura prokurimi korruptive. Vetëm për vitin aktual është shtuar me 2.5 milion euro fondi për këto koncesione.

Fondi pë 4 koncesione korruptive është sa dyfishi i të gjithë shpenzimeve për investime që Ministria disburson në vit. Por ky nuk është i vetmi absurd! Fondi për barna e pajisje mjekësorë të Spitalit Onkologjik përgjatë 1 viti është plot 13 herë më pak se sa fondi për koncesionet në sektorin e shëndetësisë. Madje gjatë tre viteve të fundit ky fond ka ardhur duke u ulur në gati gjysmë milioni euro, sipas një raporti të mëparshëm nga KLSH', tha ai.

Ai tha se pacientët trajtohen me barna të skaduara, ndërsa theksoi se do kërkojnë mocion me debat me ministren e Shëndetësisë. Deputeti kërkoi që drejtësia të nis hetimin.

‘Spitali Onkologjik merr më pak mbështetje nga qeveria edhe në raport me vetë QSUNT. Më pak financim, më pak para për barna dhe pajisje mjekësorë, por më shumë pacientë me sëmundje tumorale. Abuzimet dhe keqmenazhimi në shërbimin onkologjik vijon me sigurinë e barnave: Qindra e mijëra barna të skaduara, procedura mbetjeje jashtë çdo lloji norme, me procedura prokurimi të dyshimta.

Sot pacientët shqiptarë, sikundër e dëshmon edhe raporti i fundit i KLSH për barnat tumorale, po trajtohen me barna të skaduara!!!  Sistemet monitorimi që nuk garantojnë gjurmim të plotë të barnave dhe paraqesin receta të dublikuara e shkarkime të pasakta. Mungesë rregulloreje standarde pune dhe kontrolle laboratorike për përgatitjet e barnave. Mospërmbushje e marrëdhënieve kontraktuale të subjekte furnizuese për barnat.

Penalitete të pa-aplikuara ndaj subjekte që kanë shkelur afatet e furnizimit. Kjo situatë ka përgjegjës të drejtpërdrejtë, prandaj ne inkurajojmë organet e drejtësisë të nisin pa humbur kohë një hetim gjithëpërfshirës. Po ashtu, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me Ministren e Shëndetësisë për situatën në shërbimin Onkologjik’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?