Ekonomi

Raporti i KLSH: Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, shtetit i është shkaktuar 22.6 milionë euro dëm!  Shpenzime jo eficiente dhe shkelje të disiplinës buxhetore

27 Shtator 2021, 14:49| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 17:18

  • Share

22.6 milionë euro është vlera e dëmit ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Shkeljet janë kryer nga institucionet publike.

“Afërsisht 12.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thuhet në raport.

Parregullsitë e gjetura në procedurat tenderuese kanë të bëjnë më shumë me planifikim jo të drejtë të nevojave por edhe një proces në shkelje të ligjit

“Në total, për periudhën janar – qershor 2021, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka një dëm ekonomik në shumën 74,356 mijë lekë nga të cilat vlera 27,234 mijë lekë në procedurë prokurimi dhe vlera 47,122 mijë lekë gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve”, vijon më tej auditimi.

Ndërkohë janë konstatuar 1.3 milionë euro dëm për shkak të parregullsive dhe shkeljeve financiare në të ardhura dhe shpenzime, si dhe 8.4 milionë euro dëm vetëm në fushën e të ardhurave, pasi janë gjetur shkelje dhe në tatim taksa.

KLSH nga auditimet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka çuar në Prokurori 2 kallëzime penale, për shkak të abuzimeve që ka konstatuar.

(Kliko këtu për raportin për auditimet e kryera nga KLSH)

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?