TIRANË- Ashtu sikurse ka ndodhur gjithmonë, raporti i Bashkimit Europian, është lexuar ndryshe nga opozita. Aldo Bumçi nga PD-ja e Berishës, në një deklaratë për mediat nga selia blu, thotë se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim në luftën ndër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë. Për demokratët, në raport u listuan një sërë shkeljes dhe kriteresh të paplotësuara nga qeveria. Bumçi vijon më tej duke thënë se “Shqipëria po shkon drejt humnerës, e për rrjedhojë bëri thirje për protesta.
“Progres -Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë është një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku. Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes. Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë. Duke qenë se lista është e gjatë, ne do të shmangim komentet, duke publikuar vetëm qortimet kryesore të BE dhe duke kujtuar se në raport gjenden të gjitha shqetësimet që ka ngritur vazhdimisht opozita. Shqetësimi thelbësor i PD për shpopullimin shfaqet në raport, siç gjenden aty edhe kritikat tona të forta për amnistinë fiskale dhe “pasaportat e arta”. Kritika që lidhet me eksodin shqiptar, Partinë demokratike, si forca e liberalizimit të vizave, e shqetëson veçanërisht, sepse ka të bëjë me mundësinë të rikthimit të vizave për shqiptarët. (...) Edi Ramës i duhet të lëshojë tepsinë dhe të kapë timonin, sepse makina e Shqipërisë, siç shihet qartë në raportin e Brukselit, është jo në drejtimin e duhur, por drejt humnerës. Shqiptarëve u bëjmë thirrje të na bashkohen në protesta mbarë popullore. Një vend në rrezik shpëtohet vetëm duke hequr burimin e rrezikut”, tha Bumçi.
Ky raport ka “bashkuar” PD-së, të cilët e kanë interpretuar njësoj raportin. Edhe deputetja Tabaku, e rendit edhe një sërë problematikash, që nga liria e medias, e deri tek ndërhyrja e politikës në Gjyqësor.
“Të mos harrojmë është një luftë mes Demokracive dhe Autokracisë. Vullneti i fortë politik për të krijuar një historik të zbatimit të reformave nuk ka arritur ende të demonstrohet. Korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Natyrisht raporti përmend arrestimin e ish ministrit të brendshëm, por për vendin më të korruptuar në Europë, për një çështje si e inceneratorëve dëshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për 430 mln euro nga buxheti i shtetit, për koncesionet dhe PPP ka një rrugë të gjatë për të bërë SPAK për të krijuar besueshmëri. (...)Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik, njëkohësisht vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; në këtë pikë ne kemi ende probleme me ndërhyrjen e politikës në jetën e SPAK dhe gjyqësorit, siç edhe zonja Kim e vuri në dukje para dy ditësh.
Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik, njëkohësisht vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; Korrupsioni I nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve te fortë te interesave publike me ato private. Duhet një vullnet politik më i madh, një strukturim më i fortë dhe gjithashtu resurset e duhura dhe aftësitë për të shkuar tek niveli i mjaftueshmërisë.
Krimi Organizuar. Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, raporti thekson se vendi duhet të vazhdojë përpjekjet për për të siguruar rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në nivelet e larta. Fatkeqësisht përpos problematikës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit (azilkërkuesve) ka dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së. Së pari Amnistia Fiskale dhe së dyti Pasaportat e Arta. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së., shprehet KE. Raporti shprehet se Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave”, tha Tabaku.
Pasi u diskutua në Bruksel, progres-raporti i KE për Shqipërinë, iu dorëzua qeverisë shqiptare nga ambasadorja e BE, Christiane Hohmann. Nga ecuria e reformave, lufta kundër korrupsionit, rëndësia e Ballkanit të Hapur e deri te bashkëpunimi me opozitën, Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht ecurinë që ka bërë Shqipëria në rrugën e reformave, ndërsa vendos nuk lë jashtë vëmendjes rëndësinë e bashkëpunimit që qeveria duhet të ketë me opozitën dhe aktorët e shoqërisë civile. Në raport vlerësohet se qeveria mbajti fokusin te reformat që duhet të realizohen si dhe ka përforcuar strukturën e saj koordinuese për integrimin në BE.
Sipas draft raportit, korrupsioni në Shqipëri vijon të jetë një problem serioz, duke pasuar me nismat për “Pasaporta të Arta” dhe amnistinë fiskale të ndërmarr nga qeveria, të cilët konsiderohen si çështje që bien në kundërshtim me normat e Bashkimit Evropian.
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se “Raporti i Komisionit Europian është skaneri më i vërtetë i qeverisë Rama”. Sipas saj “në raportin e KE mbi Shqipërinë për vitin 2022 paralajmërohet ajo për të cilën kemi ngritur shqetësimin që në krye të herës”, ku ajo përmend rrezikun e pastrimit të parave të krimit e korrupsionit nëpërmjet pasaportave të arta dhe amnistisë fiskale ndër të tjera.
Xhixho shtoi se “shpopullimi që po i ndodh vendit është përgjigja që fatkeqësisht po i japin qytetarët keqqeverisjes që e vuajne çdo ditë”.
'Raporti i Komisionit Europian është skaneri më i vërtetë i qeverisë Rama.
Në raportin e KE mbi Shqipërinë për vitin 2022 paralajmërohet ajo për të cilën kemi ngritur shqetësimin që në krye të herës: rreziku i pastrimit të parave të krimit e korrupsionit nëpërmjet pasaportave të arta dhe amnistisë fiskale, mungesa e buxhetimit në arsim, mungesa e sigurisë juridike për bizneset, mungesa e lirisë së medias etj.
Në raport theksohet se:
Sipas raportit, vetëm 9 ligje të miratuara nga Parlamenti shqiptar janë përafruar me legjislacionin e BE.
Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së.
Korrupsioni mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz.
Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërkohë që Shqipëria është në zonën gri, raporti ngre shqetësimin e pengesave që do të sillte amnistia tatimore në pocesin e integrimit europian të vendit.
Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Në raport vihet theksi te cenimi i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës.
Alokimi i buxhetit të Shqipërisë për arsimin në vitin 2021 mbetet i ulët. Sa i përket fondeve të Kërkimit është shumë më poshtë se 1% e PBB-së e synuar deri në vitin 2022.
Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.
Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.
Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve.
Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.
Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit perfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.Kërkohet krijimi i një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile, dhe përfshirja e tyre në procese konsultimi kuptimplote
Adresimi i dhunës në familje dhe me bazë gjinore vazhdon të vuajë nga mungesa e zbatimit të parashikimeve ligjore.
Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar.
Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik.
Faza në të cilën ndodhet vendi kërkon angazhim dhe vullnet politik për të çuar përpara refoma dhe për të përmbushur detyrime që nuk i kemi thjesht ndaj familjes europiane ku synojmë të anëtarësohemi, por janë detyrime së pari ndaj qytetarëve shqiptarë.
Për të ndërtuar Europën këtu për standardet demokratike, shtetin e së drejtës dhe lirive themelore të njeriut, pasi shpopullimi që po i ndodh vendit është përgjigja që fatkeqësisht po i japin qytetarët keqqeverisjes që e vuajne çdo ditë.’- shkroi Xhixho.
Nje problem shume i madh per shqiperin eshte qe ka parti politike si kjo
PërgjigjuKeto te pl a lsi ca eshte jan sdin te bej as akuza se se din ca me shajte
Përgjigjupo keta te ilirit kan hall se nuk po pastron baba leket
Përgjigjufake news amnistia vetem sa ka filluar nuk ka deshtuar
PërgjigjuO balona tabake ti po na tregon pralla ne Shqiptarve ? ? ? Üo ne e lexuam raportin e nga ato që thua ti me partin wc üd nuk qëndron. E ti sduhet të flasësh se je kryehajdutja e partis wc pd sëbashku me babain tënd maskarra.
PërgjigjuPo sepse ata jane e njejta gje!
Përgjigju