Raporti i Komisionit Evropian/ Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8%! Në 2025-2026 do ketë ngadalësim! Investimet po përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit

15 Nëntor, 12:21| Përditesimi: 15 Nëntor, 17:46

  • Share

Komisioni Evropian ka nxjerrë raportin e vjeshtës për ekonominë. Sa i përket Shqipërisë ekonomia është e qëndrueshme pritet të rritet me 3.8% këtë vit.

Sakaq, ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet në periudhën 2025-2026 në afro 3.6%, ku ndikim negativ do të japë kur të ngadalësohet punësimi dhe të rëndohet konsumi publik.

Për vitin 2025 ka edhe rreziqe të tjera, nga kursi i këmbimit, mungesa e fuqisë punëtore, emigracioni dhe rishfaqe e mundshme e presioneve inflacioniste.

Borxhi publik do të vijojë të bjerë për periudhën 2025-2026.

Investimet u rritën më shpejt se në vitin 2023 dhe po përshpejtohen në gjysmën e dytë të vit për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale publike. Bumi i turizmit nxiti eksportet e shërbimeve, ndërsa eksportet e mallrave vazhduan të tkurren për shkak të kërkesës më e ulët nga eurozona, dhe forcimi i kursit të këmbimit të lekut.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?