Raporti i Komitetit të Helsinkit: 60 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, 37 janë dorëhequr

15 Shtator 2019, 13:40| Përditesimi: 15 Shtator 2019, 13:44

  • Share

186 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në sitën e vettingut nga 1 shkurti i vitit 2018 deri në 31 korrik të këtij viti. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar gjetjet për procesin e vettingut nga momenti që ai ka filluar; dhe sipas monitorimeve të kryera deri tani janë shkarkuar 60 gjyqtarë e prokurorë, 37 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension, ndërkohë që Komisioni i  Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë 76 gjyqtarë e prokurorë.

Nga monitorimet e Komitetit  Shqiptar të Helsinkit, numri më i madh i shkarkimeve nga detyra vjen për shkak se gjyqtarët e prokurorët kanë probleme me më shumë se një kriter, 37 janë shkarkuar për këtë; më pas kriteri I pasurisë është ai që ka djegur më shumë magjistratë pasi 22 nuk e kanë kaluar vettingun pasi nuk justifikonin pasurinë dhe vetëm një magjistrat është penalizuar sepse ka pasur probleme me pastërtinë e figurës.

Shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i apelimit ka shqyrtuar gjithsej 31 dosje.

Nga këto në 18 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në 9 raste është ndryshuar vendimi I shkallës së parë të vetiingut, është pushuar shqyrtimi në 3 raste, dhe në një rast është prishur vendimi.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?