Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për një raport të Konvergjencës ekonomike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2025, që sipas të cilit, jep skanimin e vërtetë se ku ndodhet procesi i integrimit të vendeve, përfshirë Shqipërinë.
Në raport theksohet se Shqipëria renditet e fundit ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sa i përket klimës së biznesit, me një rezultat të përgjithshëm prej 56 pikësh, krahasuar me mesataren rajonale prej 66 pikësh. Teksa ka ndarë një pjesë të raportit, Meta ironizon kryeministrin Edi Rama duke iu referuar si ”shakaxhiu i integrimit”. Kreu i PL-së thotë se ndërsa “flitet për hapje kapitujsh, në fakt largohemi nga standartet bazë të zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe shifrat flasin vetë”.
Reagimi i plotë:
"????????? ? ??????????", ?? ????????? ? ???????????̈? ????????? ?? ????????? ????????
Raporti i Konvergjencës ekonomike për Ballkanin Perëndimor për 2025, i financuar dhe konfirmuar nga Presidenca polake e BE dhe OECD, na jep skanimin e vërtetë se ku ndodhet procesi i integrimit të çdo vendi të Ballkanit Perëndimor krahasuar me mesataren e vendeve të BE.
Raporti bazohet në analizën e 35 treguesve konkretë në 5 fusha të ndryshme, që janë infrastruktura dhe lidhshmëria, aftësitë e burimeve njerëzore, klima e biznesit, transformimi digjital dhe ekonomia e gjelbër.
Ky është raporti i 3-të, i realizuar pas atij të viteve 2014-2016, si dhe 2017-2019.
Për fat të keq Shqipëria "shkëlqen" me përkeqësimin tepër serioz të treguesve të saj, krahasuar me 10 vite më parë, veçanërisht përsa i takon klimës së biznesit ku jemi të fundit në rajon.
Çuditërisht jemi të fundit dhe lidhur me treguesit e infrastrukturës dhe lidhshmërisë, që është vendimtar për rritjen ekonomike të vendit, si edhe për integrimin infrastrukturor me vendet e rajonit dhe ato të BE.
Themi "çuditërisht" pasi dihet që edhe pse investimet publike janë tepër të larta, rezultatet e tyre flasin për përkeqësim të situatës në këtë sektor.
Kjo shpjegohet me korrupsionin e pafre dhe kostot e paimagjinueshme me të cilat realizohen investimet publike.
Shumë serioze është edhe situata për treguesit e aftësive njerëzore që provon situatën e shkatërruar në sektorin e arsimit, në kualifikimin e fuqisë punëtore dhe produktivitetin e saj.
Edhe treguesit e transformimi digjital, ku Shqipëria renditet e parafundit në rajon, provojnë se sa demagogjik dhe i pabazë është programi qeverisës i mazhorancës, ku pavarësisht këtyre defekteve dhe performancës tepër të dobët e ka trajtuar digjitalizimin si shtyllë ku bazohet zhvillimi i vendit.
Ndërsa flitet për hapje kapitujsh, në fakt largohemi nga standardet bazë të zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe shifrat flasin vetë.
Lajm ne perditesim...
Komente
