Raporti i Lumturisë në botë, Finlanda e para për të katërtin vit radhazi, Shqipëria e 63-ta

19 Mars 2021, 14:27| Përditesimi: 19 Mars 2021, 14:39

  • Share

Të thuash që viti i kaluar ka qenë i vështirë për njerëzimin nuk do të mjaftonte. Jo vetëm që pandemia e Covid-19 u mori jetën mbi 2.6 milion njerëzve në të gjithë botën, por gjithashtu  ndryshoi  jetën tonë totalisht.

Megjithë ngjarjet e rënda të 12 muajve të fundit dhe  problemet e shëndetit mendor në një numër të madh të vendeve, nuk ka pasur asnjë ndryshim në vendin e parë kur bëhet fjalë për renditjen e vendit më të lumtur në botë.

Për vitin e katërt radhazi, Finlanda ka dalë në krye në listën vjetore të mundësuar nga të dhënat nga Sondazhi Botëror i Gallup, me Islandën, Danimarkën, Zvicrën dhe Hollandën që renditen përkatësisht në vendin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kaluan nga vendi I 18 në vendin e 14 dhe Mbretëria e Bashkuar ra nga vendi i 13 në 18, Australia mbajti pozicionin e saj të 12-të.

Lëvizjet e tjera të dukshme në listë  ishte Gjermania, e cila kaloi nga vendi i 17-të në të shtatin vitin e fundit.

Kroacia ndërkohë ka bërë një progres të jashtëzakonshëm , nga  pozicioni I 79 në 23 në listë.

Në vendet e rajonit e para rënditej Kosova, e cila zë vendin e 31-të, pas saj Serbia që renditet e 42, Greqia e 51-ta, Mali i ZI I 54, Bosnje Hercegovina i 58, Shipëria e 63 dhe e fundit Maqedonia e Veriut e 75.

Raporti Botëror i Lumturisë 2021 është përpiluar pak më ndryshe këtë herë për shkak të koronavirusit.  Jo vetëm që studiuesit nuk ishin në gjendje të përfundonin intervistat ballë për ballë në një numër vendesh, por u desh të ndryshonin gjërat plotësisht duke u përqëndruar në marrëdhëniet midis mirëqenies dhe Covid-19.

Raporti është bazuar kryesisht në nivelet e PBB-së, jetëgjatësinë, bujarinë, mbështetjen sociale, lirinë dhe të ardhurat nga korrupsioni që kur filloi në 2012.

Megjithëse ka pasur disa ndryshime në 10 më të mirët, me Islandën që ngrihet dy vende nga e katërta në të dytën në listë dhe Norvegjia bie nga e pesta në vendin e tetë, renditjet ishin shumë të ngjashme me vitin e kaluar për pjesën më të madhe, e cila shihet si një shenjë pozitive.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?