Raporti i OBSH/ Eksperti Dasho: Qeveria iu la në kurriz qytetarëve kostot për trajtimin e COVID! Një sëmundje kthehet në katastrofë ekonomike

15 Janar, 12:39| Përditesimi: 15 Janar, 13:08

  • Share

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka komentuar në Report Tv, raportin e OBSH, sipas të cilit shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve shëndetësore direkt nga xhepi i tyre. Sipas raportit të OBSH rritja e shpenzimeve është rritur me tej pas pandemisë Covid-19.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dasho u shpreh se kostot për trajtimin e pandemisë qytetarët shqiptarë pjesën me të madhe e paguan nga xhepi. Dasho thotë se ndryshe nga vendet e BE-së që kostot u mbuluan nga buxheti i shtetit, në vendin tonë mbetën në kurriz të qytetarit.

“Nuk vjen si surprizë për mua apo kolegë të mi, që kemi ngritur shqetësimin për problemet e mëdha që kanë pllakosur sistemin shëndetësor shqiptar. E thatë që pandemia pritej të rriste shpenzimet private për shëndetësinë, por në shtete të BE u rritën shpenzimet, por e përballoi buxheti i shtetit. Në Shqipëri barra iu la qytetarit shqiptar.

Kam qenë ndër të parët që bëra llogaritjet, rreth 200 mln euro që u shpenzuan nga xhepi i qytetarit shqiptar. Kostot për trajtim shpesh herë abuzim, kostot për trajtim jashtë vendi, të gjitha këto ranë mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Shteti përballoi vetëm çmimin e vitaminave, trajtim pa asnjë efekt mbi virusin, edhe disa medikamente bazë. Shqiptarët blinin edhe preparate që futeshin kontrabandë", u shpreh Dasho.

Dasho u ndal edhe tek rasti i testimeve për COVID-19, për të cilat thotë se këtu shiteshin nga privati me çmime abuzive, ndërkohë që në vende të botës ofroheshin falas. Dasho shprehet se nëse një qytetar priste në vendin tonë që testi t’i bëhej nga institucionet shtetërore kalonte shumë kohë, pasi kishte shumë radhë.

“Ministria dhe qeveria nuk u përpoqën që ta lehtësonin këtë barrë, por e vendosën koston në kurriz. Në gjithë BE, në pjesën me të madhe të botës, testimi u ofrua falas. Nëse priste në Shqipëri, radha vinte pasi kishte humbur jetën pacienti dhe detyrohej të paguhej deri në 120 euro për një test", vijoi Dasho. 

Dasho thotë se në Shqipëri nëse një qytetari i ndodh të sëmuret, shpenzimet kthehen jo vetëm një katastrofë shëndetësore, por edhe katastrofë për ekonominë.

"Në rast se qytetarit shqiptar i ndodh një fatkeqësi dhe sëmuret nga sëmundje të caktuara, shpenzimet arrijnë të çrregullojnë jetën e familjes, detyrohet të shesë prona, të marrë hua, që pacienti të transferohet jashtë. Në Shqipëri një problem shëndetësor përkthehet në një katastrofë shëndetësore, jo vetëm për shëndetin, por edhe për ekonominë", tha Dasho.

Eksperti Dasho thekson se mungon prej 10 vitesh reformimi i sistemit shëndetësor.

"Kemi mungesë të reformimit të sistemit shëndetësor dhe financimit dhe normalisht do vijmë në situata të tilla si e sotshmja. Në Shqipëri kemi 10 vite që nuk e reformojnë sistemin shëndetësor, quajmë vetëm lyerjet apo dyshemetë, pro nuk ndryshojmë konceptorin si ofrohet, nuk digjitalizojmë, ne nuk kemi ndryshuar sistemin e pagesave. Sigurimet shëndetësore përballojnë vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve, 10-15%, pjesën tjetër duhet ta rimbursojë buxheti, 60% u ngelet në kurriz qytetarëve", u shpreh Dasho. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?