Gati 1 ndër 3 shqiptarë që ka lindur në Shqipëri sot jeton jashtë. Shifrat bëhen me dije nga një raporti i fundit i OKB-së, në të cilin rezulton se 30.7 përqind e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit tonë, duke e renditur Shqipërinë si vendi e tretë në botë me numrin më të lartë të diasporës.
Vendi i dytë mbahet nga një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor, Bosnja Hercegovina, ku 34.0 përqind e popullsisë së saj jeton në botë, ndërsa në vend të parë renditet Guyana me 36.4% të popullsisë të shpërngulur.
Ky emigrim i qytetarëve llogaritet që me largimet e hershme pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, ku shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore.
Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim e shtuan emigrimin dhe kjo shihet nga shifrat e raportuara për Bosnje dhe Hercegovinë dhe vendi tonë, respektivisht me ku 34 për qind dhe 30.7 për qind të popullsisë që jeton jashtë vendit.
Guajana renditet e para me 36.4 përqind të popullsisë që jeton jashtë vendit. Xhamajka vjen e pesta me 28.6 për qind.