Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR-it, Arben Pëllumbi: Vlerësim më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri, vërtetoi se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme

27 Korrik 2021, 12:48| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 13:24

  • Share

Partia Socialiste e konsideron raportin e OSBE-ODIHR-it si një vlerësim të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një deklarate, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se ky është vlerësimi më i mirë i bërë ndonjëherë.

"Merita i takon qytetarëve shqiptarëve që shprehen vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushatën e zgjedhjeve. Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste.

Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR në vendin tonë.

Angazhimi ynë si forca më e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër”, tha ndër të tjera z. Pëllumbi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?