Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar, pas publikimit të raportit të OSEBE-ODIHR, ku shkruan se u vërtetua se është tjetërsuar vullneti i shqiptarëve.
'Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
- Blerja masive e votave.
- Presioni ndaj votuesve.
- Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
- Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
- Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
- Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
- Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
- Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
- Legalizime në këmbim të votës.
- Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
- Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
- Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.'- shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Publikohet raporti final, OSBE 'certifikon' 25 prillin në Shqipëri: Proces i qetë dhe transparent, u respektuan parimet themelore! PD, struktura të paligjshme për mbrojtjen e votës
M.Q./ReportTv.al