Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se 34.37% është përqindja e pjesëmarrjes në votimet për zgjedhjet vendore.
“Përqindja është 34.37%. Në rastin më të keq supozojmë që atje janë 585 qendra votimi që nuk janë identifikuar në mënyrë elektronike. Nuk kemi informacion si ka qenë pjesëmarrja. Përqindja që referova është për qendrat e votimit që kanë raportuar. Për 10% nuk e kemi informacionin siç e kemi 100% të saktë për ato qendra që ka funksionuar sistemi elektronik. Deri tani, ne do e kemi edhe numrin e saktë të votuesve por me siguri përqindja do të jetë pak a shumë kjo”, tha Celibashi.
Një ndikim shumë të rëndësishëm në pjresëmarrjen e deritanishme ka pasur problematika me pajisjet e identifikimit elektronik PEI pasi një pjesë e qytetarëve u larguan pasi pritën në radhë. Partia Socialiste përmes zëdhënës së saj Bora Muzhaqi u bëri thirrje qytetarëve që të rikthehen. Ndërkohë të gjitha palët politike u kanë bërë thirrje qyetarëve që të dalin dhe të marrin pjesë në votime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përditëson të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje çdo një orë në varësi të informacioneve që vijnë nga qendrat e votimit. Për t'u njohur më me detaje për pjesëmarrjen në votime klikoni KËTU!
Lajm në përditësim...
Komisioneri i KQZ, Ilrjan Celibashi ka nxjerrë rezultatin e votimeve për 14 majin ku votuan 34.3% e votuesve në 4 mijë qendra votimi.
“Kemi administruar 30 denoncime. Janë pak a shumë të njëjtat që listuan në orën 17:00
Sipas të dhënave:
Pjesëmarrja është 34.37% vetëm në 4 mijë qendra votimi që është rapotuar në mënyrë elektronike. 1094 tentativa për të votuar dy herë. Janë 17400 që kanë shkuar në franksionin e gabuar të qendrës së votimit. 10972 votues komisionerë. Kjo është situate.
Teknikisht është duke u mbyllur procesi i raportimit nga sistemi.”- tha Celibashi
KQZ ka përditësuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtë vit deri në orën 18:00 kanë votuar 36.39%. Edhe në këtë orë, shifrat e pjesëmarrjes krahasuar me vitin 2021 janë në rënie. Në vitin 2021 votuan 45.48% e qytetarëve.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
“Ka mbetur vetëm 1 orë nga përfundimi i orarit zyrtar të procesit të votimit dhe së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë deri më tani dhe kanë shprehur me votë vullnetin e tyre për të ardhmen e qytetit tonë të dashur.
Kjo ka qenë një fushatë model, por edhe një proces votimi model. Ndaj edhe për orët në vijim, do të bëja thirrje që të gjithë të kontribuojmë që të vazhdojë të jetë i tillë.
Do t’ju lutesha të gjithë atyre që ende nuk kanë votuar, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të ushtruar të drejtën dhe detyrën e tyre qytetare, sepse vota e secilit prej jush ka fuqinë të vendosë për zhvillimin e Elbasanit dhe përmirësimin e jetëve tona.
Një thirrje edhe për të gjithë ata që nuk votuan dot gjatë orëve të para të mëngjesit për shkak të problemeve teknike. Duke e vlerësuar shumë kontributin tuaj, ju lutem paraqituni edhe një herë drejt qendrave të votimit, sepse vota juaj vlen jo vetëm për ju, por dhe për familjet tuaja dhe të gjithë qytetin.”- tha Kushi.
Edit Harxhi ka denoncuar PS se po intimidojnë votuesit. Ajo i kërkon qytetarëve në Lushnje që të vrasin frikën dhe të votojnë masivisht.
“Duke qenë të dëshpëruar për mosdaljen e votuesve të tyre në qendrat e votimit, drejtorët e Bashkisë Lushnje sot vazhdojnë gjatë gjithë ditës me lista në duar që të intimidojnë qytetarët e Lushnjes në të gjithë qendrat e votimit. Para disa orësh kishim një moment kur drejtoresha e arsimit në bashkinë Lushnje, në një nga qendrat e votimit ndodhej me lista votuesish. E njëjta gjë ndodh me nëndrejtorin e spitalit që ka qenë për të gjithë paraditen intimidonte votuesit që hynin në një nga qendrat e votimit në zonën e Gorresë. Kjo ka ndodhur në disa qendra votimi në të gjithë Lushnjen. Edhe drejtorët e bashkisë janë në terren gjithë kohës.
Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve, dilni votoni masivisht. Vrisni frikën pavarësisht intimidimit të PS dhe zyrtarëve të tyre në pushtet vendor. Dilni masivisht në votime”, tha Harxhi.
Kur ka mbetur më pak se një orë nga procesi i votimit për Vendoret e 14 majit, kandidati i koalicionit Berisha - Meta për bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra ka bërë thirrje për të dalë në votime. Sharra thekson se administrata braktisi Edi Ramën dhe secili që nuk ka votuar të bëjë diçka të tillë paçka kërcënimeve.
"Duke falenderuar çdo qytetar të Vlorës që ka marrë pjesë në votime, ju bëj thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, të shkojnë në votime masivisht. Vlora dhe vlonjatët nuk intimidohen nga kërcënimet, presionet dhe asnjë tentativë tjetër që përdor regjimi për të ndryshuar atë që tashmë po vjen, ndryshimin e madh. Ju bëj thirrje që të shkoni të votoni në këtë kohë që ka mbetur, pasi edhe administrata e braktisi Edi Ramën masivisht", tha Hysni Sharra.
Kandidati i PD-së, për Roland Bejko u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
“Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, sot është dita më e rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Sot më shumë se kurrë vota juaj ka rëndësi madhore për Shqipërinë, ndaj ju ftoj të dilni masivisht në këto orë të mbetura e të votoni.
Partia Demokratike, si e vetmja forcë e djathtë properendimore, ju fton sot ta jepni kontributin tuaj dhe ky kontribut shprehet përmes votës tuaj.
Vetëm duke votuar ju të dashur vëllezër e motra shqiptarë, mund ti jepni fund politikës së vjetëre që për më shumë se 32 vite e mban peng vendin.
Ndaj ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, por çdo shqiptar, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë, çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, jashtë korrupsionit, jashtë joshjes, që sot të japin këtë kontribut jetik për demokracinë dhe të ardhmen tonë.
Politika e vjetër po përpiqet sot më shumë se kurrë që t’ju ofrojë shqiptarëve klimën e tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së mbrapshtë 32 vjeçare, por ne e dimë, ju e dini, se këto zgjedhje janë për gjithë shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës që e ka mbajtur peng Shqipërinë.
Sot nuk është koha për të bërë sehir dorëzuar përballë të keqes që ka mbjellë politika e vjetër, por të ushtroni demokracinë që iu jep e drejta e votës.
Ndaj në emër të PD, në emër të të të ardhmes tonë, ju bëj apel jut ë dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë:
Mos prisni që politika e vjetër të dorëzohet, por dilni e votoni.”- tha Bejko.
KQZ ka përditësuar rezultatin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtë vit deri në orën 17:00 kanë votuar 34.54%. Edhe në këtë orë, shifrat e pjesëmarrjes krahasuar me vitin 2021 janë në rënie. Në vitin 2021 votuan 43.89% e qytetarëve.
Deputetja e PS-së në Qarkun e Elbasanit, Desantila Tahiraj ka bërë thirrje për të gjitha nënat dhe motrat që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të marrin pjesë në votimet e 14 majit për zgjedhjet vendore që po zhvillohen sot në vendin tonë.
"Të dashura nëna dhe motra,
Na ndajnë vetëm 3 orë nga përfundimi i procesit të votimit. Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen e deritanishme pavarësisht kushteve atmosferike, do ju kërkoja që të vazhdoni të dilni masivisht në votim.
Është një moment për të mos e nënvlerësuar. Nëse secila prej jush e ka kryer detyrën qytetare për të votuar, është rasti që tia kujtoni këtë detyrë çdo gruaje e vajze tjetër, çdo mikeje e të afërmëje.
Harxhoni pak minuta kohë nga dita juaj dhe shprehni vullnetin tuaj me votë për të ardhmen e qytetit.
Vota juaj sot përcakton atë çka ndodh me qytetin dhe me secilën prej jush në 4 vitet e ardhshme. Vota për të ardhmen dhe Elbasanin 2030 është votë për të ecur përpara pa u kthyer kurrë mbrapa!
Edhe njëherë, të dashura nëna e motra,
Votoni, votoni", shkruan deputetja në kanalet e komunikimit.
Deri në orën 16:00 kanë votuar 32% e votuesve. Shifrat i bën me dije KQZ, ku më konkretisht deri tani kanë votuar 619193 votues. Bëhet fjalë për 2679 qendra votimi që kanë raportuar nga 5213 në total.
Qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 19:00. Duke bërë një krahasim me zgjedhjet e 2021, në këtë orar aso kohe kanë votuar 41.25%.
Deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 29.5% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2592 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 550.812 votues, nga 1.866.477 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë që sa i përket krahasimit me zgjedhjet e kaluara duhet thënë se në vitin 2021 deri në orën 15 kishin votuar rreth 38.6% në të gjitha qendrat e votimit.
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime. Xhixho u shpreh se kjo është një ditë e madhe për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë nga të gjithë qytetarët duhet të nxitojnë drejt qendrave të votimit pë rtë votuar.
‘Të nderuar qytetarë, në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë thirrja është: Votoni, votoni votoni! Vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetarit në demokraci! Pjesëmarrja dhe vetëm pjesëmarrja do të realizojë ndryshimin e shumëpritur, i cili është sot më afër se kurrë.
Përshëndesim më shumë mirënjohje qytetarët që kanë ushtruar deri tani të drejtën e votës. Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje pa fund për qytetarët e shumtë shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit edhe nga shtete shumë të largëta dhe kanë ushtruar te drejtën e votës. Shembulli i tyre është një nxitje akoma më e madhe për të votuar masivisht.
Kjo është ditë e madhe për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë ndaj të gjithë qytetarët duhet të nxitojnë drejt qendrave të votimit për të votuar. Të nderuar qytetarë, votoni masivisht sepse vetëm pak ore na ndajnë për të vulosur Ndryshimin dhe fitoren e qytetarisë dhe të dinjitetit.’- tha Xhixho.
Ministrja Bora Muzhaqi ka reaguar sërish për pjesëmarrjen e ulët në votime duke fajësuar KQZ se vonuan nisjen e procesit për shkak të problemeve të pajisjeve të identifikimit biometrik. Po ashtu ka një apel për qytetarët që u larguan në mënyrë që të kthehen e të votojnë.
“Nuk dëgjuam ndjesën e Celibashit drejtuar mijëra zgjedhësve të cilët në më shumë se 500 qendra votimi u penguan të votojnë. Pajisjet elektronike nuk funksionuan, arsyet ishin më absurdet, deri te bateria. Nuk ka si të mos na vijë keq për mos dhënien e shërbimit të identifikimit elektornik duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë derisa KQZ të merrte vendimin elementar të nisjes së procesit duke i detyruar qytetarët që të largoheshin.
Jam për apelin e PS, ju lutem rikthehuni dhe kryeni detyrën tuaj duke votuar. Ju lutem bëjeni këtë në orët në vijim. Vota vlen shumë, vendos shumë, përcakton të ardhmen tonë të përashkët, prandaj thirrja e PS është votoni, votoni, votoni”, tha Muzhaqi.
Deri në orën 14:00 kanë marrë pjesë 26.6% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2630 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 503.733 votues, nga 1.890.788 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë që sa i përket krahasimit me zgjedhjet e kaluara duhet thënë se në vitin 2021 deri në orën 14 kishin votuar rreth 35.6% në të gjitha qendrat e votimit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Në një intervistë për Top Albania Radio, Veliaj komentoi ngërçin e identifikimit elektronik në disa qendra votimi. Ai tha se pas këtij ngërçi momental që tashmë është zgjidhur, është koha që qytetarët të votojnë.
“Nuk ka rëndësi fare se për kë votoni, por është shumë e rëndësishme që të votojmë dhe kuptojmë verdiktin popullor për propozimin që kemi bërë dhe për kandidatët. Shpresoj shumë që do rikuperohet gjatë ditës. Ajo që ndodhi është problem, por fatmirësisht nuk është një gjë që është organizuar nga shteti, nga qeveria, ose nga bashkia. Një “X” numër pajisjesh nuk kishin funksiononin. Tani kemi 2 mundësi, o të analizojmë pse kjo është gjë e keqe, ose të bëjmë të gjithë bashkë ç’është e mundur që ata qytetarë, sidomos pensionistët, pasi janë ata kryesisht që dalin të parët. Të moshuarit dalin herët, pinë kafen, bëjnë atë adetin e votimit, kështu që është mosha e 3-të ajo që kryesisht është prekur dhe lutja ime për nipat, për mbesat, për të afërmit, është që t’i shoqërojnë të rikthehen sërish në qendrat e votimit. Nuk ishte një ngërç politik, ishte një ngërç teknologjik dhe tani që çdo gjë është rikthyer në normalitet, edhe radhët kanë rënë, koha është e freskët dhe nuk është ajo vapa tipike e proceseve që ndodhin në prag vere, gjykoj që para se të bëjmë analizën e çfarë ndodhi, hajde tani të rikuperojmë sa mundemi deri në fund të ditës së votimit”, tha Veliaj.
Për Partinë Socialiste ka një pjesëmarrje të ulët në votime për shkak se shumë qytetarë u kthyen mbrapsht pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.
“Për fat të keq kjo ditë feste e demokracisë nisi me ngërçin absurd të krijuar nga KQZ, me bllokimin e votimit. E pabesueshme që KQZ mos të votonte pajisjet në shumë qendra votimit, por e pabesueshme është dhe hezitimi i pakuptueshëm i KQZ për të zgjidhur këtë ngërç të krijuar nga vetë ajo. Kjo solli largimin e shumë votuesve, KQZ duhet ti kërkojë ndjesë për këtë dështim të sajin në garantimin e procesit të zgjedhjeve. PS i bën thirrje që qytetarët të rikthehen për të votuar sërish”, tha ajo.
Deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 440.370 votues, nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë që sa i përket krahasimit me zgjedhjet e kaluara duhet thënë se në vitin 2021 deri në orën 13 kishin votuar rreth 32% në të gjitha qendrat e votimit.
Deri në orën 12:00 kanë marrë pjesë 18.94% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2687 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 365191, nga 1927666 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë që sa i përket krahasimit me zgjedhjet e kaluara duhet thënë se në vitin 2021 deri në orën 12 kishin votuar 27% në të gjitha qendrat e votimit.
Kandidatja socialiste për Bashkinë e Durrës, Emirjana Sako, ka votuar sot dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje.
“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë dhe uroj që procesi të jetë i qetë. Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Ishmi, Manza, Sukthi, Rrashbulli, Katundi i Ri që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse sot vendosim për të ardhmen e qytetit nesër”, shkruan ajo në Facebook.
Deri në orën 10:00 kanë marrë pjesë 13.59% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2691 nga 5213 QV në total. Deri tani kanë votuar 263 mijë e 190 qytetarë, nga 1936110 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Deri në orën 10:00 kanë marrë pjesë në votime 8.08% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2740 nga 5213 QV në total Kanë votuar 158904 nga 1966898 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Deri në orën 09:00 kanë votuar 3.75% e votuesve. Raportimi është dhënë nga Komisioni qendror të Zgjedhjeve. Deri në orën 9:00 kanë raportuar 2753 nga 5213 QV në total Votuar 73947 ga 1974061 zgjedhes në listën e QV-ve të raportuara.
Kush do votoje? Kane ngelur vetem militantet partiake. Te gjithe po ikin me vrap nga ky vend i shkerdhyer nga politikanet hajdute te PS, PD e LSI.
PërgjigjuKjo xhixho vdes për Popullin Shqiptar po kjo më shum vdes për kok kuqin mustaqeziun Besnik Gazi Mersepe Çafain.
PërgjigjuO Erjon Veliaj njerzit nuk dalin me votuar se ju politikanët i keni bo Shqiptarët me fol me vete. A i ke pa si i ke bo pallatet që kur shkojn njerzit në wc dëgjojn pordhat e njëri tjetrit. Prandaj ça vote doni ju mor gangstera komplet DERRA.
PërgjigjuJu qifsha rrobt PS e PD qe e larguat Shqiptarin nga shpia e tij!!! Ne gjithe Shqiperine votojne 700 mij persona kaq e katandiset Shqiperin si popullsi ju o rrobqira.
PërgjigjuObobo doli kjo Xhixho qe ka shkri jeten per ket popull,ate nuk e xen gjumi per hajdarin!
PërgjigjuNormal qe nuk votojn, nuk din , se ke? Me zorret e njerit, te mbysesh tjetrin!
Përgjigju