Politikë

Raporti i PD për 25 prillin/ Analistët: Alibi e humbjes! Në raport u zhdukën ‘provat’ e humbjes së zgjedhjeve

16 Korrik 2021, 21:21| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 19:44

  • Share

Demokratët nuk gjetën mëkatet e vetvetes për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit gjatë analizës përmbledhëse dje në Kryesi.

Ndryshe nga analiza në bazë ku thuhej se rezultati maksimal u pengua edhe nga mungesa e bashkëpunimit me aleatët, pra se kontributi i tyre ishte i ulët, veçanërisht në zonat ku nuk kishin kandidatë dhe se PD doli vonë në fushatë, dje në 13 përfundimet që u miratuan si raporti analitik i humbjes, nuk u reflektuan shkaqet e brendshme që ndikuan në rezultatin zgjedhor të 25 prillit.

 (RAPORTI) Tabelë gjetja e drejtuesve politike/ analiza e Bardhit.

Edhe për analistët, raporti i një dite më parë, është thjesht një alibi për humbjen.

 “Të thuash që u arrit rezultat i mirë në Elbasan, i cili mbi yë gjitha ishte disfatë e opozitës, do të thotë që ske kuptuar asgjë nga zgjedhjet. Të thuash që zgjedhjet u blenë apo u morën përmes favoreve, pa dhënë fakte, dmth që nuk ke plan të bësh oponencë, por të gjesh alibi për humbjen. Nëse PD do kalojë nga humbja në humbje me alibi, atëherë ne shumë shpejt Edi Ramën do ta kemi mbret”, thotë analisti Enton Abilekaj

Abilekaj thotë se tashmë Basha duhet të mbajë përgjegjësi për atë se cfarë PD pretendon lidhur me zgjedhjet dhe të ashtëquajturën analizë të brendshme.

 “Basha duhet të bëjë atë që mori përsipër të bënte, të denonconte shkeljet në zgjedhje, të bindte ndërkombëtarët dhe të bënte gati pd për zgjedhje të reja para 2025, nuk ia kërkoi njeri këto objektiva, ia vuri vetes vet. Basha po sjell një pushtet elite mbi kurrizin e anëtarësisë. Kapje totale e partisë”

Kurse Julian Zyla beson se Basha rrezikon pushtetin politik në PD, nëse partia hapet.

"Kritikët e Bashës, thonë se ai po vazhdon ta drejtojë PD-në drejt një shndërrimi burokratik vdekjeprurës dhe në prag të kongresit të jashtëzakonshëm që do mbahet në 17 korrik, po forcon rolin e kryetarit, duke zvogëluar peshën e kryesisë përmes shtimit të anëtarëve', shpreh Julian Zyla

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?