Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin, 181 zyrtarë 'në sitë' për dekriminalizimin gjatë 2021, 84 zyrtarë të Lartë! 2 u referuan për hetime penale

17 Maj 2022, 12:30| Përditesimi: 17 Maj 2022, 15:21

  • Share

Në Kuvend është dorëzuar raporti vjetor i Prokrurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021 që përfshin shifra për ligjin e dekriminalizimit, veprat penale si dhe përqindjen e qarqeve.

Përgjatë vitit të shkuar janë regjistruar 181 zyrtarë për verifikimin të plotë të të dhënave të formularëve të vetëdeklarimit të subjekteve të këtij ligji, 84 janë raste janë nga Departamenti Administratës Publike por vijon të jenë në proces 62 çështje, nga të cilat 41 janë të Departamentit të Administratës Publike, 21 të KQZ dhe një i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Shkaku kryesor i mospërfundimit dhe vijimit edhe për vitin 2022 të të gjithë proceseve të verifikimit të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, vazhdon të jenë vonesa në kthimin e përgjigjeve, për informacionin e kërkuar, nga autoritetet e huaja policore dhe gjyqësore, si dhe mungesa e një regjistri të shtetasve shqiptar të dënuar jashtë vendit”, thuhet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndër të tjera, janë dërguar për verifikim të të dhënave 83 zyrtar të lartë, 52 persona me “Nivel Ekzekutive”, 24 persona me “Nivel Drejtues”, 22 persona me “Nivel i mesëm drejtues”. Për dy prej subjekteve, janë konstatuar elementë të veprave penale, dhe materiali është dërguar për kompetencë në prokuroritë përkatëse.

Sa i përket përqindjes së kriminalitetit për 100 mijë banorë, më të ulëtin e ka qarku i Dibrës dhe më të lartin e ka qarku i Vlorës. Në raportin e PP thuhet se gjatë vitit 2021 ka rritje të kriminalitetit në qarkun e Kukësit me 36%.

Për statistikat e veprave penale gjatë vitit 2021, rezulton se 78,77 % e procedimeve penale i përkasin krimeve dhe 21,23 % i përkasin kundërvajtjeve penale. Krahasuar me vitin 2020, 0,52 % e këtij raporti ka rritje në procedimet për krime dhe rritje në procedimet për kundravajtje penale. Nga këto janë evidentuar rritje prej 19,93% të krimeve të kryera nga punonjësit shtetëror.

“Ndër grup veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 28,88 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve penale të regjistruara në prokurori për vitin 2021, si dhe me rritje 9,62  % krahasuar me vitin 2020.

Po me 2,70 % deri 2,10 % rezulton pesha edhe për mashtrimet që kanë rritje prej 19,93 %, krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik por kanë ulje prej 8,89 %, dhe krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit kanë ulje prej 21,44 %, të procedimeve të regjistruara në prokurori gjatë vitit 2021”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2021, gjithashtu, është vendosur pezullimi i hetimeve për 8864 procedime për shkak se autori nuk njihet apo nuk është zbuluar autori i veprës penale ose me ulje prej 5,70% e çështjeve të pezulluara në krahasim me vitin 2020.

Raporti permbledhes i PP per gjendjen e kriminalitetit ne Komisionin e Ligjeve

Ora 13:30
Çela: Prokuroria e Tiranës më e dobëta në seksionin e pastrimit të parave

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me punën e bërë nga institucioni që ai drejton për vitin 2021. Çela u ndal tek disa problematika të prokurorive në vend, ndërsa theksoi se, problemi kryesor me të cilin përballet organi i akuzës është pastrimi i parave. Çela tha se prokuroritë nuk hetojnë, çështje që e konsideroi më problematike për Prokurorinë e Tiranës.

“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje.

U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ.

Nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen. Ky do jetë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime.

Si ka mundësi që asnjë drejtues prokurorie nuk ka sjellë sot asnjë rast. Pse ndodh kjo? Ndoshta ka diçka që duhet plotësuar. Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë plotësisht detyrën e tij në këtë drejtim. Politika penale. Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri.

Nga ndërtohen këto që ndërtohen. Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave. Prokurori i Përgjithshëm mund të bëjë strukturën por heton. Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana). Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit”, ka deklaruar Olsian Çela.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?