Raporti i SHISH: Kriminelët shqiptarë janë pozicionuar në vendet e orgjinës së drogës, kanë fituar 'besimin reciprok' të prodhuesve

24 Qershor 2022, 21:08| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 21:14

  • Share

1656097941_wee.JPG

Në raportin e Shërbimit Informativ të Shtetit për vitin 2021 raportohet edhe për aktivitetin kriminal të prodhimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Aty thuhet se kriminelët shqiptarë janë pozicionuar në cendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike dhe kanë fituar 'besimin reciprok' të prodhuesve të drogës.

"Kundërvënia ndaj aktivitetit të grupeve kriminale në përgjithësi, dhe atyre të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në veçanti, është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, pavarësisht rezultateve domethënëse, kundërvënia ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishme, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve.

Faktorë nxitës dhe tërheqës të aktivitetit kriminal në vend dhe rajon mbeten: anëtarët e tyre të pozicionuar tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike; lidhjet me rrjete kriminale ndërkombëtare dhe rajonale; realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshjeve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia; mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrimet dhe arrestimet. Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjene dhe po diversifikojnë fushat e veprimtarisë.

Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”. Një tjetër faktor nxitës i këtij aktiviteti vlerësohet gatishmëria në rritje e grupeve të krimit të organizuar krimi i organizuar në vendet e origjinës së lëndëve narkotike, për t’u angazhuar me grupe kriminale jo-vendase, gjë që ka ndikuar në zgjerimin e kufijve të këtyre rrjeteve, përtej lidhjeve të mëparshme etnike, familjare apo të karteleve. Kultivimi i bimëve narkotike i llojit kanabis sativa ka vijuar me zhvendosje të zonave dhe evoluim të mënyrave të ndërthurura në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Kjo veprimtari e paligjshme favorizohet më së shumti nga kërkesat në rritje për kanabis nga grupe kriminale, përdorimi i tij për shkëmbim me droga të forta si heroinë dhe për mbulim të goditjeve financiare", thuhet në raportin e SHISH.


Lajmi kryesor:

‘Përdorte kabinat telefonike në të njëjtën orë’! Spiunazh si në filma! ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin shqiptar për t’i dhënë informacione! Si e zbuloi SHISH


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?