Sociale

Raporti i sigurisë në shkolla për 2020, 365 raste dhune fizike e psikologjike, 92% e nxënësve të dëmtuar në gjimnaz

22 Qershor 2021, 20:46| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 21:01

  • Share

150 oficerë sigurie janë të punësuar në sistemin arsimor parauniverisitar, ku ushtrojnë detyrën e tyre kryesish në gjimnaze. Në bazë të një raporti vjetor të raportimeve të oficerëve të sigurisë janë evidentuar 365 incidente në total në të gjithë vendin. Zyra vendore e arsimit Tiranë ka numrin më të lartë të raportimeve me 68 incidente. Gjatë muajit tetor të vitit 2020 ka ndodhur dhe numri më i madh i problematikave me 23.8% të raportimeve të kryera.

Nga 365 incidente, dhuna fizike ka qenë problematika më e shpeshtë e më konkretisht 38.1% e rasteve. E ndjekur nga dhuna psikologjike, thyerja e rregullores së shkollës dhe bullizmi. Por këto nuk janë problematikat e vetme. Sipas raportit 13 kanë qenë raste kërcënimi apo shantazhi. 12 prej problematikave të evidentuara janë përdorimi i drogës. Po ashtu 3 kanë qenë ngacmime seksuale, dy raste të posedimit të armëve të ftohta dhe 3 sulme me armë zjarri.

Pjesa më e madhe e incidenteve kanë ndodhur jashtë ambienteve të shkollës me 119 raportime. 92% e nxënësve të dëmtuar janë në gjimnaz, ku 118 incidente u kanë ndodhur nxënësve të klasës X.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?