Ryshfeti në shëndetësinë publike shihet gati si një domosdoshmëri nga shumë shqiptarë, veçanërisht në raste urgjente apo kritike për jetën. Shumica e 1 mijë të anketuarve, mbi Perceptimin e publikut për korrupsionin në sistemin shëndetësor, nxjerr në pah se fenomeni duket të jetë i përhapur thuajse në të gjitha nivelet.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, si një nga institucionet i cili ka kryer auditime të vazhdueshme në shëndetësi.
“Mënyra e organizimit shëndetësor është i tillë, se duke pasur shume hallka, gjurmueshmëria e tyre është i vështirë. Ka bere qe edhe kapja e korrupsionit te jetë jo i lehtë. Raportet tona sidomos mbi gjendjen te onkologjiku kane treguar ndjeshmërinë edhe rritjen apo ndikimin e këtij perceptimi. Ne këto konkluzionet qe dëgjova edhe ne i dimë ka një rritje të perceptimit te korrupsionit. Qofte më dot apo ne mënyra te tjera’, tha Alfred Leskaj, auditues i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionit u zotuan për masa konkrete për të parndaluar fenomenin e korrupsionit në shëndetësi.
“Do të iniciojmë së shpejti procesin e vlerësimit të riskut të korrupsionit ne sektorin e shëndetësisë. Ky proces do te synoje jo vetëm identifikimin e rrisqeve dhe problematike ekzistuese por do te shërbeje edhe ne hartimin e masave sistematike për te luftuar korrupsionin ne ketë sektor’, tha Silvana Ramadani, këshilltare e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionit.
Edhe komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi, është përfshirë në mjaft raste ankesash nga qytetarët
“Mungesë e trajtimit të pacientëve hemofilikë. Umungonte ilaçi i duhur. Vinin nga e gjithë Shqipëria në Tiranë për të marr ilaçin. Jo vetëm se nuk u jepej ilaçi por kishin edhe diference ne trajtim nga pacientët qe ishin Tiranë. Kishim edhe disa raste për fëmijët me leucemi, për mungesën e ilaçeve. Problematika edhe te procedurat e prokurimeve”, tha Vilfrida Bushati, komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi.
Konkluzionet e raportit tregojnë se korrupsioni jo vetëm dëmton cilësinë e shërbimit, por edhe rrit pabarazinë sociale, duke e bërë më të vështirë për qytetarët me të ardhura të ulëta të përfitojnë nga sistemi shëndetësor publik. Të dhënat u mblodhën përmes 1,000 intervistave të realizuara në zonat urbane dhe rurale të 12 qarqeve të vendit, në periudhën 1-18 mars 2025.
Komente
