Raporti i UN Women, Shqipëria e pesta në botë me më shumë gra ministre

19 Mars 2021, 14:58| Përditesimi: 19 Mars 2021, 15:30

  • Share

Shqipëria është vendi i 5 në botë që ka më shumë gra në poste ministrore, bëhet e ditur në një raport të UN women mbi “Gratë në politikë 2021”.

Shqipëria rënditet kështu mes 13 vendeve  në botë, ku 50 për qind apo më shumë e ministrave janë gra.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2021, tregon se Shqipëria 56,25% të grave në poste ministrore rënditet menjëherë pas shteteve si Suedia me (57.1%), Belgjika (57.1) dhe Austria (57.1). Vendin e parë e mban Nicaragua, një shtet i Amerikë Qendrore me 58.8%.

Sa I përket posteve në parlament Shqipëria rënditet e 54 , me 36 vende nga 122 në total.

Sipas publikimit, pavarësisht numrit në rritje të grave që mbajnë poste të larta në politikë, pabarazitë gjinore vijojnë të jenë të përhapura në shumë vende të botës, ku ende shumë pak gra janë në poste drejtuese.

Progresi i grave që mbajnë poste në ministri është ngadalësuar, me vetëm një rritje të vogël nga 21.3% në vitin 2020, në 21.9% në vitin 2021.

Megjithatë vlen të theksohet se një pjesë e madhe e shteteve kanë filluar të kenë si lidere drejtuese gratë, duke filluar me Angela Merkel, Jacinda Ardern, Sara Marin apo zgjedhja e Kamala Harris tregon se ndryshimi i historisë është shumëë afër.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/03/2021 22:49

    Po per trajtimin e femres ne familje e shoqeri,ku jemi ne renditje ?

    Përgjigju
  • Besa: 19/03/2021 16:27

    E kam degjuar me heret nga vende qe nuk arrijne 15% dhe jam ndjere shume mire si dhe kur kam pare te drejten e votes per grate ne Shqiperi ne 1920, itali 1925, britani 1928, france 1945 etj. Grate kane numrin me te madh ne administrate dhe arsim dhe eshte vetem e drejte te kene perfaqesim proporcional ne pozicione drejtuese qe i kryejne shume mire

    Përgjigju
  • U e: 19/03/2021 16:03

    Piji lengun facebookut tat me shume gra Lulush me gjithe harabelat e tua qe thone qe jane viktimat e Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?