Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka vlerësuar përgatitjet e Shqipërisë në fushën e bashkimit doganor. Raporti ka vlerësuar pozitivisht përafrimin e legjislacionit primar dhe dispozitat zbatuese të Kodit Doganor duke theksuar se janë të përafruara në një shkallë të lartë me acqui-communitaire.
Sipas Komisionit, Shqipëria ka bërë progres në zbatimin për herë të parë të programit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO) me regjistrimet e para të 8 operatorëve në vitin 2021 dhe validimin nga CEFTA dhe Komisioni Evropian.
Sipas dokumentit Administrata Doganore ka zhvilluar punën përgatitore për Sistemin e ri të kompjuterizuar të Tranzitit(NCTS) ndërkohë që Shqipëria është vendi i parë në rajon që zbaton rregullat e reja të origjinës të konventës PEM për tregtinë dypalëshe me BE-në, si alternativë e rregullave ekzistuese.
Lidhur me menaxhimin e riskut, Komisioni Evropian vlerëson faktin që sistemi menaxhimit të riskut është i automatizuar në import, eksport nëpërmjet profileve aktive të riskut.
Doganat kanë rritur kapacitetet Administrative me 5 zyrtarë të certifikuar nga Europol si përdorues dhe trainues të Platformës Siena dhe vendosjen e bashkëpunimit me policinë për shkëmbimin e të dhenave ndërkohë që strukura e re organizative u miratua nga Këshilli Ministrave në Maj 2022.
Me interes ka qenë lancimi sistemit INES+ tashmë operacional për menaxhimin e rasteve të shkeljes së pronësisë industrial (IPR) ndërkohë që 34 nga 41 shërbimet doganore ishin online nëpërmjet E-Albania.
Gjithashtu vlerësohet publikimi për herë të parë i Librit Jeshil në përpjeket e doganës për të rritur trasparencën dhe vendosjen e prioriteteve për vitin korent./Monitor