Raporti/ Kosova vendi më i lumtur në Ballkan, Shqipëria përmirësohet me 3 pozicione, ja renditja e shteteve në botë

19 Mars 2022, 08:33| Përditesimi: 19 Mars 2022, 08:37

  • Share

Raportit Botëror i Lumturisë për 2022 ka treguar se humbjet shkatërruese dhe pasiguria në rritje kanë vënë botën në një rrezik të madh, megjithatë dashamirësia po rritet globalisht. Ky është një nga gjetjet kryesore të Raportit që publikohet nga Qendra e Zhvillimit të Qëndrueshëm në OKB.

Raporti bazohet në të dhënat e sondazheve globale të marra nga njerëz në 146 vende. Shqipëria është renditur në vendin e 90 për vitin 2022  nga vendi i 93 që ishte para një vit. Befasi në këtë raporti ishte renditja e Kosovës në vendin e 32 si dhe është vendi më i lumtur në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut është në vendin e 89, Serbia renditet në vendin e 43, Mali i Zi në vendin e 75, Greqia në të 58-in.

Ndërkohë në vendin e fundit atë të 146 renditet Afganistani.

Raporti shqyrton lumturinë në mbarë botën, kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe.

(Kliko këtu për raportin e lumturisë në botë)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?