Edhe Partia Demokratike ka reaguar për raportin e fundit të publikuar nga organizata “Reporterët pa Kufij” mbi lirinë e medias, ku Shqipëria ka rënë me dy vende krahasuar me vitin e kaluar. Ashtu si Presidenti Meta, edhe ish-deputeti Genc Pollo kërkon tërheqjen e paketës anti-shpifje nga qeveria.
"Edhe këtë vit qeveria Rama e çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur më lirinë e medias. Këtë thotë raporti botëror i Reporterëve Pa Kufij i botuar sot i cili përkeqsimin e shpjegon jo vetëm me paketën ligjore antifjalë e anti Europë por edhe me sulmet verbale kundër medias nga vetë Edi Rama dhe, pasojë e qartë e tyre, me agresionet fizike ndaj gazetarëve investigativë që qeveria nuk i zbardh ndonjëherë.
Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindistët menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh" shkruan Pollo.
Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasyh opinion e Komisionit të Venecias.
Kush eshte ky ? Bufi i Pulave?
PërgjigjuJa dhe k... i me xhunga Pollo zgerlaqi
Përgjigju