Raporti paraprak i OSBE/ODHIR për zgjedhjet, reagon opozita, Bylykbashi: Problemet i ka denoncuar edhe PD! LSI: Shuplakë për Ramën

1 Korrik 2019, 17:48| Përditesimi: 1 Korrik 2019, 20:32

  • Share

Menjëherë pasi Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR  Audrey Glover paraqiti sot në Tiranë gjetjet dhe përfundimet paraprake të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nga vëzhguesit ndërkombëtarë, kanë ardhur edhe reagimet e para nga radhët e opozitës.

Ora 20:28
Raporti i OSBE/ODIHR/ Xhixho: Shuplakë tremilionëshe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë shumë aktive, me reagime të njëpasnjëshme pas publikimit të raportit paraprak të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Ish-deputetja, Erisa Xhixo shkruan se ky raport ka qenë një shuplakë e fortë për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Në reagimin e saj, Xhixho ka renditur vërejtjesh dhe mangësish, sipas saj, të interpretuara nga raporti, që vërtetojnë se procesi i votimit më 30 qershor nuk ka qenë aspak kushtetuese.

"Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, një shuplakë tremilionëshe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Qeveria nuk plotësoi asnje nga standardet e zgjedhjeve siç i kërkon OSBE/ODIHR-i. Asnjë vlerësim pozitiv. Vetëm mangësi, verejtje, defekte pafund!

1- Qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin.
Në 31 bashki të vendit nuk ka pasur kandidatë alternativë, duke i lu mohuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur. Një e drejtë themelore e cila sanksionohet edhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

2- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka qënë i pabalancuar politikisht dhe partive të opozites iu është mohuar e drejta për të pasur komisionerë për administrimin e proçesit në mënyrë që strukurat e tjera KZAZ, KQV dhe GNV të ishin të balancuara politikisht.

Ka marr vendimarrje kreative në interpretimin e ligjeve.
3-Dekreti i Presidentit për anullimin e zgjedhjeve 30 qershorit mund të ankimohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese si e vetmja që ka juridiksionin dhe tagrin për të vendosur në mënyrë perfundimtare për kushtetushmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.

4-Zgjedhjet bëhen për qytetaret jo për politikanet .
Ky qëndrim shumë realist padyshim pasqyron dhe arsyen se pse shqiptarët i refuzuan në masen 85% .

Shqiptarët me qytetarinë e tyre i dhanë një mesazh gjithë politikës, që askush mos guxojë më të organizojë zgjedhje moniste në vend. Beteja vazhdon për një Shqipëri demokratike , shtet të së drejtës dhe shoqëri me standarde europiane", shkruan Xhixho.

Ora 20:14
LSI i kujton burgun Ramës pas raportit të OSBE-së: Numëroni vitet

1538416214_Sequence01.Still119.jpg
Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri ka reaguar edhe Ish-deputetja e LSI Floida Kerpaçi. Ajo rikujton deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me masat që do të merreshin nëse do të prekeshin zgjedhjet lokale, ndërsa kujton burgun.

"Pas raportit të OSBE/ODIHR, organizatës socialiste në KQZ i ngelet vetëm të numërojë vitet e burgut për veten dhe për të gjithë ata që organizuan votimet e paligjshme moniste të 30 Qershorit. Pas burgut nuk do të lejohen të dalin jashtë shtetit për lejim të zgjedhjeve të paligjshme" shkruan ajo.

Ora 17:51
LSI reagon pas raportit të OSBE/ODIHR, Vasili: Treguan se zgjedhjet ishin monopartiake

Nënkryetari i partisë Lëvizja  Socialiste për Integrim, Petrit Vasili  ka dalë në një deklaratë për mediat duke komentuar raportin paraprak të të misionit të OSBE/ODIHR, për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Sipas Vasilit në këtë raport janë konstatuar probleme madhore që opozita i ka denoncuar edhe më parë. Ndër të tjera Vasili ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve ishte i paligjshëm  duke shtuar faktin se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin, pasi në më shumë se gjysmat e bashkive në listë ishte vetëm një kandidat.

Kujtojmë se në raportin e OSBE/ODHIR u theksua se  zgjedhjet e 30 qershorit janë konstatuar probleme dhe qytetarët kanë qenë nën presion nga të dyja palët politike.

Deklarata e plotë e Vasilit:

Para disa minutash publiku shqiptar u njoh me raportin paraprak të OSBE/ODHIR lidhur me votimet e fundit në Shqipëri. Ne e vlerësojmë një raport të tillë, edhe të gjitha faktet e paraqitura në të, pasi këto fakte dhe konstatimet ishin shumë të rënda dhe jepnin një përgjigje shumë të qartë farsës elektorale dhe votimeve një partiake të zhvilluara në Shqipëri.Ky raport konfirmon qartë,e zeza në të bardhë, që zgjedhësit shqiptarë nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të mundshme politike dhe në pjesën më të madhe u bë një garë pa kundërshtar. Ky është një konkluzion madhor pra zgjedhjet ishin monopartiake dhe qytetarët nuk patën asnjë mundësi zgjedhje.

Së dyti, i jep përgjigje njëherë e përgjithmonë paligjshmërisë së këtyre zgjedhjeve, pra nga konstatimet e raportit të OSBE/ODHIR-it kemi të bëjmë me zgjedhje të paligjshme, sepse OSBE/ODHIR-i përkundrejt marifeteve dhe blerjes së vendimeve përkatëse që nga KQZ e kapur komuniste e deri te Kolegji Zgjedhor të cilët u përpoqën të justifikonin dhe të jepnin pamje të ligjshme këtyre zgjedhjeve. Raporti i OSBE/ODIHR thotë qartë, po e lexoj e zeza mbi të bardhë: “Gjërat u bënë më komplekse akoma për sa i takon pas daljes së dy dekreteve të Presidentit të njëpasnjëshme, më 10 dhe 27 qershor, pasi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, thotë raporti, ku e para, pra Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës. Pra qartë dhe prerë, i vetmi organ ishte Gjykata Kushtetuese dhe këtë organ, organizata socialiste në qeveri, në KQZ dhe kudo e zëvendësoi me kolegje zgjedhore, me KQZ e gjithë çfarë, duke dhunuar Kushtetutën dhe duke çuar shqiptarët në zgjedhje totalisht të paligjshme, në tërësinë e tyre të paligjshme, antikushtetuese dhe në funksion të skenarit një partiak.E treta, tepër e rëndësishme, misioni konstaton që vendimet e KQZ-së, i quajtur ndryshe organizata socialiste në KQZ, kanë qenë vendime të cilat janë marrë në mënyrë arbitrare dhe sipas urdhrit politik, pasi nuk kanë respektuar as kodin zgjedhor dhe as ligjet përkatëse. Dhe qartësisht raporti thotë: “KQZ  e interpretoi në mënyrë krijuese/kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Pra KQZ certifikohet si koka e problemit, kryemanipuluesja, shkelësja e ligjit dhe veprimi i saj ka qenë i induktuar dhe i imponuar dhe i drejtuar nga urdhri politik dhe asnjëherë nga ligji. Njëherazi duhet pohuar se ka dhe një konstatim tjetër shumë të rëndë. Që zgjedhjet u udhëhoqën nga Kryeministri dhe Rilindja nëpërmjet organizatës socialiste në KQZ, për të zhvilluar zgjedhje në kontroll të plotë për ti vjedhur e mbushur kutitë si deshën dhe për të bërë çdo manipulim. Ku bazohet kjo? Vetë raporti i OSBE/ODHIR-it i cili i vë vulën dhe këtij dimensioni dhe që paralajmërojnë faktin që zgjedhjet ishin të njëanshme dhe të vjedhura e plaçkitura e kutitë që ju i shikoni plot sepse është cenuar ekuilibri politik i parashikuar me ligj, brenda për brenda administratës zgjedhore. Nuk u arrit ky ekuilibër për shkak se partitë opozitare në fillim nuk morën pjesë për tu emëruar , ndërsa më vonë  KQZ , refuzoi të regjistronte ato që të marrin pjesë dhe të përfaqësohen në zgjedhje. Pra refuzoi KQZ që komisionerët e PD dhe LSI të behnin detyrën e tyre, të vëzhgonin dhe të ndalonin mbushjen e kutive që po ndodh në mënyrë qesharake dhe e cila po provon që kemi zgjedhje 120%. Përbërja e paekuilibruar e administratës zgjedhore bëri një cenim të besimit të publikut te ky proces. Pra përfundimisht, të nderuar qytetarë dhe qytetare, ky raport shumë i rëndësishëm në ndihmë të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira dhe të votës së lirë, një raport i gjithi për tu vlerësuar ka vënë përfundimisht shtyllat në rekomandimin e tij të masakrës që ka ndodhur, ka provuar që zgjedhjet janë të paligjshme, ka provuar që kemi pasur një KQZ kamikazë në funksion të urdhrave politik. Kemi pasur një bllokim të njëanshëm të të gjithë komisioneve të administrimit zgjedhor në mënyrë që zgjedhjet dhe batërdira zgjedhore të bëhej e qetë dhe themelorja konfirmohet që qytetarët nuk patën mundësi të kenë aftësinë për të zgjedhur dhe mundësinë demokratike për të zgjedhur, pra zgjedhjet ishin moniste, të vjedhura dhe të paligjshme. Për të gjithë manipulimin, në mënyrë të veçantë për procesin zgjedhor, siç ju kam njoftuar dhe gjatë ditës lidhur me këtë çështje, do të vazhdojnë në mënyrë konstante denoncimet e pafundme mbi mijëra e mijëra fakte që provojnë këtë proces nga më të shëmtuarit dhe nga më të dëmshmit që Shqipëria ka parë ndonjëherë."

Ora 17:33
PD reagon pas raportit të OSBE/ODHIR, Bylykbashi: U vërtetuan ato që ka denoncuar PD

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi me anë të një deklarate për mediat ka komentuar gjetjet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke thënë se ky raport paraprak vërtetoi sipas tij se zgjedhjet janë fasë dhe të jashtë ligjshme.

Ndër të tjera Bylykbashi ka deklaruar se Partia Demokratike prej disa kohësh po denoncon se qeveria do të kryej zgjedhje jo të rregullta. Bylykbashi theksoi se procesi zgjedhor ishte nul dhe u dhunua kodi zgjedhor.

Në përfundim të fjalës së tij, Bylykbashi ka thënë se opozita do të vijoi të nxjerrë shkelje e kontestuara nga vëzhguesit e tyre në terren.

OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë. Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor. Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje më 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të zgjedhin në zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi ndër të tjera Bylykbashi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cekja i beratit: 01/07/2019 20:41

    Xhixhooo ha fasule dhe ik .. dhe yp xhixho yp xhixhoo yp xhixhi ...

    Përgjigju
  • Tutu: 01/07/2019 20:39

    Keta hajdutet e LSI jane te gjithe troke nga inteligjenca... ky muhabeti me shifra qe bejne tregon se nuk i kane haberin arithmetikes... me kujton ate skecin e Fadil Hases ... me nda 28 kamiona per shtete bataliona... ne kete derexhe eshte inteligjenca e tyre .. dhe sidomod e Xhikes..!!

    Përgjigju
  • HAJDARI rexhep leka [ kepi ]: 01/07/2019 19:05

    O qeni petrit kak vasili akoma kakarit ti o hipolit. Po Amerika pse ta hoqi vizën për bur të mir o nipi i manush pixg myftiut. Po hik mor bur se na vjen për të vjell kur del e komenton dhe ti o jashqitje e kombit SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/07/2019 18:25

    Vasili Amerika ta q.... mbare e mbrapsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?