Raporti për dioqezën e Freiburg-ut në Gjermani, mbi 250 priftërinj të përfshirë në abuzime seksuale

18 Prill 2023, 20:10| Përditesimi: 18 Prill 2023, 20:12

  • Share

Mbi 250 priftërinj në kryedioqezën e Freiburgut në Breisgau në Gjermani dyshohet se janë përfshirë në abuzime seksuale, ndërsa viktima të tyre dyshohet se ishin mbi 540 persona.

Kështu bën me dije vetë administrata kishtare në raport për abuzimet i cili u publikua sot. Siç raporton televizioni gjerman “Ard”, dokumenti ka prova që vërtetojnë fshehje të rasteve nga klerikët e raste, ndërsa shifrat mund të tejkalojnë ato zyrtare.

Në raport janë analizuar mbi 20 raste që tregojnë sesi autoritetet kryepeshkopike i kanë trajtuar viktimat dhe abuzuesit, po ashtu edhe strukturat që kanë favorizuar dhunën.

Objektivat kryesore të hetimit janë kryepeshkopët Oskar Saier dhe Robert Zollitsch. I pari ishte në detyrë nga viti 1978 deri në dorëheqjen e tij në 2002 dhe vdiq në 2008, ndërsa i dyti drejtoi kryepeshkopatën nga 2003 deri në pensionimin e tij në 2013.

Nga 2008 deri në 2014, Zollitsch ishte president i Konferencës së Peshkopëve Gjermanë (Dbk). Sipas raportit, të dy kanë indikacione për të mbuluar abuzimin seksual të kryer nga klerikët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?