Edhe pse situata ekonomike sipas të dhënave zyrtare është përmirësuar në 6-mujorin e parë të këtij viti, gjendja financiare e familjeve vijon të jetë e vështirë. Një gjë e tillë dëshmohet nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila në vrojtimin e kryer për gjendjen financiare të familjeve thotë se është rritur numri i familjeve që blejnë mallra me listë, pra pa paguar para.
Në vrojtim morën pjesë 1088 familje, 19% e të cilave kanë pohuar se kanë blerë produkte, për të cilat nuk kanë paguar ende. Nga ana tjetër është rritur edhe numri i familjeve që marrin borxhe tek të afërmit.
“Në rreth 46% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’ dhe në 19% të rasteve në formë ‘malli të papaguar’. Të dy këta zëra kanë mbetur pothuaj në të njëjtat nivele me gjashtë muaj më parë dhe shënojnë një rritje respektive prej 1% krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Shkak për këtë rritje të borxheve në këto dy forma nuk është vetëm situata e krijuar vetëm nga pandemia, por edhe rritja e ndjeshme e çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore.
Përballimi i kostove të jetesës bëhet më i vështirë për familjet me të ardhura që arrijnë deri në 17 mijë lekë, që është edhe kategoria më e mbushur në borxhe. Sipas raportit 9% e familjeve të pyetura thonë se kanë të ardhura deri në 17 mijë lekë, ndërsa 45% e familjeve të tjera thonë se të ardhurat e dytë janë midis 17-50 mijë lekësh.
Sa i takon arsyes se përse familjet në vend kanë marrë borxh në 6-mujorin e parë të vitit, 36% e tyre janë përgjigjur “PËR KONSUM”, ndjekur nga arsyeja për blerje apo riparim prone me 26% si dhe për zhvillim biznesi 11% të rasteve.
“Në vrojtim morën pjesë 1088 familje, 19% e të cilave kanë pohuar se kanë blerë produkte, për të cilat nuk kanë paguar ende.” Lexoje mire publikimin o gazetare se shqip e kane shkruar. Ne vrojtim moren pjese 1088 familje. Nga keto, 24% kane marre hua (261 familje). Nga keto 261 familje qe kane marre hua, 19% e kane marre ne forme malli te papaguar. 19% e 24 perqindeshit = 4,6%. Pra rreth 5% e familjeve qe moren pjese ne vrojtim kane marre kredi ne forme malli. Po te shikosh ecurine historike te treguesit, qe jepet ne vrojtim, nuk ka asnje levizje te habitshme per te shkruar titull gazete. https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Vrojtimi_i_familjeve_6MI_2021_final_redaktuar_19565.pdf
PërgjigjuKjo eshte vota me e sakte. 80% te afektuar nga rritja e cmimeve dhe qeveria qe pershendet si profesional vendimin e mos ndershkimit te monopoleve. Kjo eshte e verteta. Ajo Global Initiative qe thote se e ka kapur mafia shtetin, duhet te kuptoje se te ne, ne Shqiperi, Shteti eshte vete mafje.
PërgjigjuJo, lideri suprem thote qe shqiptaret kane te gjithe iphone. Nuk ka mundesi ta kete gabim lideri suprem.
PërgjigjuMe Ballkanin e Hapur cdo gje do rregullohet..
PërgjigjuThuj atij qe ndane gruan dhe le sekretaren me barre e martohet me te !!! Se ai thote ka rritje ekonomike, normal se blen kepucet 600€ Dhe rrobat vetem jashte, Asgje ne shqiperi se eshte mall plere thote neper tavolina ! Ne fakt s'jane 19 % e shqiperise me buke e ushqime me liste.. por mbi 30 % Dhe ne 70 % e mbetur jashte listes vetem 60 % nga kto shyjne me zor muajin, Dhe kane minimale jetese, Ndersa ne perfundim vetem 5 % hane me luge floriri Dhe 5 % perseri si mungon gje deri diku jane shume ok ! Dmth 90 % jane kush me mire e kush me keq.. shqiperia! Se 10 % jetojne tamam ne kte vend ne realitet Sic duhet dhe sic e meritojne.
PërgjigjuJo ska mundesi Rama e ka bere kete vend te hane te gjithe me luge ari ja futin kot ska fukarallek hahahah
Përgjigju